24 Tetor 2021

Kërkohet hapja e çerdheve

Prishtinë, 20 shtator - Sot u mbajt takim  në zyre të Sindikatës të Sektorit Privatë të  Kosovës, në mes të kryetarit te sindikatës Jusuf Azemi  dhe  përfaqësuesve të Asociacionit  te Institucioneve  Private Parashkollore.  

Përfaqësueset e AIPP  kërkuan nga kryetari sindikatës  mbështetje e plotë për reagim të menjëhershëm për hapjen e çerdheve /kopshteve private.  

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës dhe Asociacioni i Institucioneve Private Parashkollore,  brenda dy ditësh do të dalin me një  komunikatë të përbashkët drejtuar Qeverisë së Kosovës,  për kërkesat e tyre  konkrete. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Tetor 2021

- Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të UP-së, me rastin fillimit të javës globale për edukimin mbi median dhe informacionin, organizojnë tryezë diskutimi me temën: “Edukimi Medial - Përmbajtjet e papërshtatshme për fëmijë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”. (Hotelin Emerald, ora 10:00)

- GLPS mban tryezë diskutimit me temë “Meritokracia në shërbimin e jashtëm të Kosovës: një sërë rekomandimesh që duhet marrë parasysh”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Punëtorët e Lotarisë së  Kosovës mbajnë protestë në të cilën do të kërkohet miratimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për media lidhur me Festivalin e 12 -të i Filmit të Shkurtër Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata, ora 12:45)

- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës  do të mbajnë tubim për të diskutuar masat e reja. (Golden Imperial, ora 19:00)