21 Janar 2020

Kërkohet avancimi i bashkëpunimit në arsim mes Kosovës dhe Shqipërisë

Prishtinë, 14 maj - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti sot në takim një delegacion të përbërë nga anëtarë të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjete të Informimit të Shqipërisë, të shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Këtë takim, në të cilin u diskutua nevoja për shtimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, ministri Bytyqi e vlerësoi të një rëndësie të veçantë.

Duke folur për marrëveshjet e deritanishme në mes të dy vendeve, ministri Bytyqi tha se, është interes i përbashkët të shkojmë drejt unifikimit të sistemit arsimor.

“Prej kohës sa jam në krye të Ministrisë së Arsimit, ekziston një bashkëpunim i ngushtë dhe shpesh kemi dalë përtej marrëveshjeve formale. Në kuadër të kësaj kemi filluar edhe zbatimin e marrëveshjes për shkëmbim të nxënësve të nivelit të arsimit të mesëm, e cila është pilotuar me sukses”, ka thënë Ministri.

Në anën tjetër, kryetarja e Komisionit për Edukim dhe Mjete të Informimit, Fatjona Dhimitri, falënderoi Ministrin Bytyqi për pritjen, duke u shprehur e gatshme për bashkëpunim të dyanshëm në të mirë të ngritjes së cilësisë në arsimin e të dyja vendeve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 janar 2020 - Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës organizon takimin rajonal për Ndryshime Klimatike dhe Integrime Evropiane “Zhvillimi i një propozim projekti për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e Mjedisit, Integrimeve Evropian dhe Ndryshimeve Klimatike”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e parë të rregullt të Komiteti për Politik dhe Financ. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Me rastin e 14-vjetorit të vdekjes së Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova bëjnë homazhe te varri i tij. (Velani, ora 10:30)

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj bën homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në përvjetorin e vdekjes së tij. (Velani, ora 10:30)

- Anëtarë të Kryesisë së Lidhjes Demokratike vizitojnë Familjen Rugova. (Velani, ora 10:45)

- Qendra e Lëvizjes në Prishtinë mban konferencë për media në lidhje me projektet e ndërtimit në Liqenin e Badovcit. (Qendra e Lëvizjes në Prishtinë, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës shënon Ditën e Arkivit me promovimin e katallogut të dokumenteve Osmane në Arkivin Komunal të Prishtinës. (Salla e Kuvendit Komunal, ndërtesa e vjeter e Komunës, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore në Prizren mban konferencë për media ku do të prezantohet raporti i punës për vitin 2019 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2020. (Zyra e Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Prizren, rruga William Walker, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore për Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova. (Hotel Emerald, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë të Lidhjes Demokratike e Kosovës. (Selia e LDK-së, ora 14:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon prezantimin e librit "Qyteti në Miniaturë". (Shkolla speciale për të verbër në Pejë, ora 14:00)

- Me rastin e vdekjes së ish Kryetarit të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, Esat Haxhijaha, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit Afrim Dina, organizon mbledhjen komomerative, në nderim të jetës dhe veprës së tij. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahoveci, ora 15:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Akademi Përkujtimore për Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova. (Teatri i qytetit te Gjilanit, ora 16:30)

- Komuna e Rahovecit organizon debat publik me banor të fshatit Opterushë dhe fshatrave për rreth për krijimin e Zonës Ekonomike. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ”Lidhja e Prizrenit” në fshatin Opterushë, ora 17:00)