23 Nëntor 2017

Kampusi i ri universitar në Mitrovicë pritet të jetë gati në mars 2018

Mitrovicë, 3 nëntor - Kampusi i ri universitar në Mitrovicë pritet të jetë gati për studentët në mars të vitit të ardhshëm, respektvisht në 5-vjetorin e themelimit të Universitetit “Isa Boletini”. Ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhillar dhe rektori, Alush Musaj, e kanë vizituar të premten kampusin e ri, ku kanë marrë garancione nga punëkryesi se punët do të kryhen për disa muaj.

Ministri Jagxhillar, është interesuar për ecurinë e punës dhe sfidat sa i përket këtij projekti gjigand infrastukturor në Mitrovicë.

“Është një kampus model universitar, prandaj jemi shumë të përkushtuar që punët të kryhen me cilësinë më të lartë”, tha ai.

Sipas tij, tashmë pothuajse janë tejkaluar disa probleme të pazgjidhura pronësore që kanë qenë, prandaj projekti është në rrugë të mbarë.

“Jemi shumë të lumtur që po shohim objekte kaq të bukura që do të jenë në shërbim të studentëve dhe stafit akademik”, theksoi ai.

Ndërsa rektori i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Alush Musaj, falënderoi ministrin Jagxhillar për mbështetjen dhe interesim e vazhdueshëm për kampusin universitar.

“Po presim me padurim dhe jemi duke marrë të gjitha masat e duhura që të vendosemi në objektet e reja sapo të jenë gati. Këto hapësira do të krijojnë kushte jashtëzakonisht të mira për studentët, stafin akademik dhe stafin administrativ”.

Ai tha se mungesa e hapësirës ka qenë sfida kryesore për Universitetin “Isa Boletini”, meqë është punuar në disa ojekte të improvizuara të ndërrmarrjes “Trepça”.

 “Punët janë duke ecur mirë, prandaj shpresojmë që gjithçka të shkoj mirë dhe në 5-vjetorin e themelimit të Universitetit, të vendosemi në objektet e reja”.

Kampusi i ri është i shtrirë në një hapësirë prej 17 hektarësh, ku tashmë vetëm sa ka pëfunduar një objekt universitar, ndërsa një tjetër dhe rektorati janë në përfundim.

Në kuadër të këtij projekti ka amfiteatro moderne, laboratorë, salla dhe gjithçka kërkohet prej njën objekti modern univëersitar.

Në ndërftim e sipër është edhe rregullimi i një parku brenda hapësirës universitare, ndërsa më vonë planifikohet edhe ndërtimi i konviktegeve dhe mensës. 

  
       

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Nëntor 2017 - Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën për Energjinë e Ripërtëritshme në Sektorin e Prodhimit. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Save the Children në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Technologjisë, organizojnë konferencën rajonale "Investimi në Kujdesin dhe Zhvillimin gjatë Fëmijërisë së Hershme: Faktet, Mundësitë dhe Sfidat". (Hotel International, rrugës për Lipjan, ora 10:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë do të mbajë ligjëratë në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan për qeverisjen e mirë. (Objekti i Univesitetit të Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 143 -të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 11:30)

- Joni Sefedini, nxënëse në klasën e tretë në Shkollën fillore “Nazim Gafurri” në Prishtinë, promovon librin e dytë të tij me titull “Dy arinj të humbur” dhe hapet ekspozita me piktura të tij. (Shkolla fillore “Nazim Gafurri”, ora 12:00)

- Me rastin e 17-vjetorit të vrasjes së veprimtarit, Xhemail Mustafa, Kryetari i LDK-se, Akademik Isa Mustafa me anëtarët e Kryesisë së LDK-së, do të bëjnë homazhe tek varri i tij. (Fshati Gllamnik në Podujevë, ora 13:00)

- Forumi për Iniciativa Qytetare organizon Konferencën “Volunteers in Action” përmes së cilës synohet vetëdijesimi i të rinjve mbi rëndësinë e filantropisë dhe punës vullnetare. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, ora 14:00)

- Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse Ekaterina Trendafilova së bashku me Administratoren e Dhomave të Specializuara, dr. Fidelma Donlon, do të takohen me përfaqësues të shoqërisë civile zyrtarë të qeverisë si dhe me organizata vendore e ndërkombëtare për të diskutuar veprimtarinë e Dhomave të Specializuar.  (Hotel Garden n lagjen Kalabria, ora 14:30)

- Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa me Nenkryetarin e LDK-së, z. Lutfi Haziri, do të mbajnë konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, kompleksi "Qafa", ora 15:00)

- Hapet ekspozita e artistes znj. Emiranda Beka. (Galeria e Ministrisë së Kulturës së Kosovës, ora 19:00)