21 Tetor 2020

Kalueshmëria në Testin e Maturës në afatin e dytë është 64.4 për qind

Prishtinë,  16 tetor - Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), në bashkëpunim me Divizionin për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim (DVSM) kanë bërë publike sot rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore 2020 (afati i dytë), ku sipas këtyre rezultateve kalueshmëria është 64.4 përqind.

8.300 nxënës e kanë paraqitur provimin në afatin e dyrë, ndërsa në test kanë marrë pjesë pjesë 7.502 nxënës, nga të cilët 4.835 e kanë kaluar testin.

Kryetari i KShM-së, Gëzim Berisha e ka vlerësuar të suksesshëm administrimin e testit, i cili këtë vit është organizuar në rrethana pandemie Covid-19, për të cilën gjë i falënderon të gjithë ata të cilët kontribuan në mbarëvajtjen e këtij procesi.

Berisha gjithashtu ka bërë me dije se, kësaj here 18 nxënës e kanë privuar veten për të vazhduar testimin për shkak të përdorimit të telefonave mobil, të cilët edhe janë larguar nga testi.

Gjithashtu, kryetari i KShM-së, Gëzim Berisha ka njoftuar se, nga data 19 deri më 21 tetor, pra tri ditë, do të jetë afati i ankesave për afatin e dytë të testimit, rezultatet e të cilave pas shqyrtimit nga Komisioni i Ankesave dhe përpunimit të këtyre të dhënave, do të publikohen më 23 tetor 2020.

Afati i dytë i Provimit të Maturës është organizuar në 84 qendra të testimit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, ndërsa është administruar nga 950 administrues  dhe 75 mbikëqyrës.


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Tetor 2020

 - Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 9:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi viziton Komunën e Skenderajt ku do te takohet me Kryetarin Bekim Jashari. (Ndërtesa e komunës së Skenderajt, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në fillimin e punimeve për ndërtimin e infrastrukturës rrugore në rrugën “Fahredin Hoti”, e cila gjendet në lagjen “11 Marsi”. (Në afërsi të çerdhes publike në lagjen “11 Marsi” në Prizren, ora 10:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të mbahen tri interpelanca të kryeministrit Avdulla Hot. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Në ditën e dytë të Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit mbahet diskutimi me temë “Qasja e përgjithshme ndaj viktimave në kohën e pandemisë”. (Platforma zoom, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019, shqyrtimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike - Covid-19, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

  - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi ndan certifikatave për ndërmarrësi në Skenderaj. (Skenderaj, ora 10:30)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencën e radhës. (Zyret e PDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Këshilli Turk në Kosovë do të bëj përurimin e projektit të Klasës së Fizioterapisë në shkollën së mesme të mjeksisë "Hysni Zajmi". (Gjakovë, ora 12:00)

- Kampioni i botës në boks, Robin Haxhi Krasniqi viziton Komunen e Prishtines. (Objekti i Komunës, ora 12:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi viziton Komunën e Drenasit ku do të takohet me kryetarin Ramiz Lladrovci. (Ndërtesa e Komunës së Drenasit, ora 13:00)

- Me rastin e 25 vjetorit të rrëmbimit dhe vrasjes së Remzi Hoxhes mbahet konferencë për media. (Sëiss Diamond Prishtina, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e Fushës së Mbyllur të Tenisit, në oborrin e Qendrës Sportive "Sezai Surroi". (Oborri i Qendrës Sportive "Sezai Surroi" në Prizren, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon mbledhjen e ditës së djeshme. (Ndërtesa e KQZ-së, në sallën që gjendet në katin e 4-t, ora 14:00)