15 Gusht 2020

Jahjaga takon studentët e Universitetit Veror Amerikan

Prishtinë, 6 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti në takim një grup studentësh nga Programi Veror 2012 i Universitetit Amerikan në Prishtinë, studentë këta nga vende të ndryshme, si Spanja, Sllovakia, Palestina, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Gjermania, si dhe një student i komunitetit serb nga Gjilani.

Ata e njoftuan Presidenten lidhur me aktivitetet e tyre në kuadër të këtij Programi Veror dhe thanë se ishin të gëzuar se patën rast të njohin historinë e Ballkanit, kulturën, traditën, pasi që në kuadër të këtij Programi kishin vizituar edhe shtete të tjera të rajonit.

Presidentja Jahjaga foli për të arriturat e Republikës së Kosovës. Ajo tha se Kosova është një promotore e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe shtoi se synim i shtetit të Kosovës është integrimi euroatlantik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Gusht 2020

Me rastin e 22 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Remzi Ademaj - Komandant Petriti, Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës organizon aktivitete përkujtimore.

10:00 - Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë

10:30 - Homazhe tek vendi i rënies në Nashec

11:00 - Homazhe tek monumenti i Lirisë

11:30 - Dhënia vullnetare e gjakut në repartin e transfuzionit të gjakut në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Për shkak të distancës nga qyteti, për këtë aktivitet do të ketë transport të organizuar nga ana e Komunës. Nisja do të bëhet në ora 9:15 nga Shtëpia e Bardhë.