02 Prill 2020

Ismajli e Haxhiu lansojnë projektin e shkëmbimit të nxënësve

Gjilan, 27 shkurt - Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka pritur sot në takim pune zëvendësministren e Arsimit të Republikës së Shqipërisë, Lorena Haxhiu.

Qëllimi i takimit ka qenë për të vazhduar bashkëpunimin e nisur për shkëmbimin e përvojave të nxënësve, i cili është emërtuar ‘Si në shtëpinë tënde’.

“Në emër të kryetarit Haziri dhe të të gjitha institucioneve komunale, i urova mirëseardhje zëvendësministres Haxhiu. Kemi bashkëbiseduar për një program në sektorin e arsimit, i cili ka filluar në vitin 2019 dhe planifikohet të vazhdojë edhe në vitin 2020 rreth shkëmbimin të përvojave të nxënësve të shkollave të mesme dy vendeve”, ka thënë pas takimit nënkryetari Arbër Ismajli.

Kurse, zëvendësministrja e Arsimit të Republikës së Shqipërisë, Lorena Haxhiu, ka thënë se në Gjilan, në të vërtetë, po ndihet sikur në shtëpinë e saj.

“Është kënaqësi t’ju informoj se edicionin e dytë të shkëmbimit të nxënësve do ta kemi akoma më të zgjeruar, si në numër të nxënësve, ashtu edhe në numër të komunave. Miqësia e nisur në vitin e kaluar, tani më po zgjerohet në 100 nxënës nga Shqipëria dhe 100 nga Kosova dhe në tetë qytete nga Shqipëria dhe nëntë nga Kosova”, ka deklaruar para gazetarëve zëvendësminitrja Haxhiu.

Ajo ka informuar programi planifikohet në dy javët e para të prillit, por që shpreson se do të vazhdojë edhe në vjeshtë.

“Përpos shkëmbimit të përvojave në shtëpitë e njëri-tjetrit dhe në institucionet arsimore, nxënësit do të kenë mundësi që të jenë edhe turistë të qyteteve. Agjenda jonë është e shtrirë me aktivitete kulturore, në teatro, muzeume e parqe arkeologjike”, ka shtuar ajo.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Prill 2020

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për t’u konsultuar lidhur me formimin e Qeverisë së re, ose shkuarjen në zgjedhje. (Zyra e Presidentit, ora 10:00) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq. (Zyra e Presidentit, ora 10:30) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj. (Zyra e Presidentit, ora 11:00) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim përfaqësuesit e Grupit Parlamentar 6 Plus. (Zyra e Presidentit, ora 11:30)