29 Mars 2024

Intervista për drejtorë të shkollave në Klinë mbahet para publikut

Klinë, 4 korrik - Për herë të parë në Komunën e Klinës, intervista për drejtorë të shkollave është e hapur për publikun. Kandidatët që kanë konkurruar për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave, përveç panelit intervistues, janë në vëzhgim edhe të shumë qytetarëve të cilët kanë shfaqur interesimin për të përcjellë intervistat e kandidatëve.

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, që ka përcjellë nga afër intervistat e kandidatëve për drejtorë, ka thënë se kjo mënyrë është aplikuar për hir të transparencës dhe për të dëshmuar edhe para qytetarëve se Komuna e Klinës është e hapur para qytetarëve.

\"Audienca ka rastin të dëgjojë gjithë kandidatët për drejtorë. Komuna e Klinës është shumë transparente, kjo dëshmohet edhe me ketë rast”, ka thënë Bashota.

Zyrtari i MASHT-it, Sahit Berisha, ka përgëzuar Komunën e Klinës për një hap të tillë.

“Një praktikë e tillë është transparente dhe vlerësohet shumë. Është ide më se e qëlluar. E përgëzoj Kryetarin për këtë guxim që ka marrë për intervistë publike”, ka thënë zyrtari i MASHT-it.

Në 17 institucione edukativo-arsimore, duke përfshirë çerdhen, shkollat fillore dhe dy të mesme kanë konkurruar 35 kandidatë, të cilët po i nënshtrohen intervistës para audiencës së gjerë. ​ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)