19 Korrik 2018

Inspektorati i arsimit vendos në favor të ORCA-s

Prishtinë, 22 qershor - Inspektorati i Arsimit i ka kërkuar sot Senatit të UP-së që brenda 8 ditësh ta riformulojë rregulloren dhe në përputhje me të, të veprojë edhe me konkursin e fundit për avancime për sa i përket Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës.

Kjo kërkesë e inspektoratit, e shprehur në formën e rekomandimi i cili nëse nuk zbatohet brenda 8 ditësh pritet të kthehet në vendim, vjen pas ankesës që ka ushtruar ORCA javë më parë pranë këtij institucioni.

Më 18 maj 2018, ORCA ka ushtruar kërkesën për inspektim te Inspektorati i Arsimit ku ka kërkuar anulimin e rregullores për avancimin e profesorëve në Fakultetin e Arteve të UP-së dhe rrjedhimisht anulimin e pjesshëm të konkursit për zgjedhjen e stafit akademik të UP-së.

ORCA i ka bërë këto kërkesa për faktin se rregullorja aktuale e Fakultetit të Arteve e miratuar në muajin prill, cenon rëndë cilësinë e mësimdhënies në UP duke mospërfillur ekzistencën e gradës “Doktor i Arteve”, duke e njohur vetëm gradën “Master i Arteve”, kësisoj duke pamundësuar konkurrencën e doktorëve të arteve dhe doktorantëve të arteve në këtë fakultet.
Sipas ORCA-s në Rregullore janë gjetur shkelje të cilat e dëmtojnë rëndë cilësinë e arsimit në UP. Neni 3, pika 1.1. dhe 1.2, në emër të procesit të ekuivalentimit  të gradave, është barazuar grada “Dr. Sc.” (Doktor i Shkencave) me atë të Mr/Ma të Arteve, ndërsa grada “Doktor i Arteve” nuk është përfshirë (pra, nuk figuron-ekziston)  si formulim as si gardë, as si përparësi dhe as si epërsi në raport me gradën “Mr/Ma i Arteve”. Kjo do të thotë se në rast se kandidon një kandidat me “Mr/Ma të Arteve” në të njëjtin konkurs me një kandidat me gradën “Doktor i Arteve”, ky i fundit nuk do të ketë përparësi ndaj tij. Më këtë nen të Rregullores, është shkelur neni 175, 176, 177 dhe 178 të Statutit të UP-së, ngase askund në Statut nuk thuhet se grada Dr. Sc. është e barabartë me gradën Mr. apo Ma.
Sot më 22 qershor 2018 sipas kompetencave ligjore inspektorati ka lëshuar rekomandimin i cili nëse nuk zbatohet brenda 8 ditësh, kthehet ne vendim.
 “Me gjithë sqarimet e mësipërme, asnjëri nga të kontaktuarit nuk e mori kompetencën për të dhënë vlerësimin e saktësisë profesionale dhe juridike të rregullores, prandaj inspektorja e arsimit duke u bazuar në nenin 5.1 të Ligjit për Inspeksionin e Arsimit në Kosovë, institucionit të respektuar i rekomandon:

1. Në afat prej 8 ditësh, përmes autoriteteve kompetente të UP të bëhet një interpretim ligjor dhe profesional në lidhje me çështjet e konstatuara në procesverbal, të ngritura nga OJQ ORCA (Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim) dhe të merret vendimi për nevojën e rishqyrtimit (riformulimit) të rregullores.

2. Varësisht nga konstatime e organeve kompetente të UP për zbatim të rekomandimit të parë, të veprohet edhe me konkursin e UP, nr.prot. 1/173, dt. 27.04.2018 në lidhje me pikën 10 për Fakultetin e Arteve (të anulohet ose zbatohet).” – thuhet në procesverbalin e Inspektoratit që mban nënshkrimin e inspektores Besa Halmi – Zagragja.

ORCA e përshëndet këtë rekomandim të Inspektoratit dhe i kërkon Senatit të UP-së që sa më parë t’i bëjnë përmirësimet e nevojshme me qëllim të mbrojtjes së interesit shtetëror për cilësi në arsim. ORCA do ta shfrytëzojë çdo mundësi ligjore dhe demokratike për mbrojtjen e cilësisë deri në fund të procesit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Korrik 2018  - Në Universitetin “Kadri Zeka ” në Gjilan mbahen provimet pranuese. (Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 9:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Pishinës Olimpike në në Prizren, investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Palestra Sportive “Sezai Surroi” Prizren, ora 10:30)

- Nisin punimet për ndërtimin e rrugës  në fshatin historik - turistik Belle. (Kilometri i-të  përgjatë rrugës në grykën e Deçanit  afër hotel Kalaja, ora 10:00)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencën për media (Ndërtesa e Kuvendit, para sallës C301, ora 13:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të pret në takim homologun e tij nga Republika e Maqedonisë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov. (Ndërtesa e MPJ-së, ora ora 13:15 - vetëm pamje)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën Marco Mantovanelli nënshkruajn marrëveshje për financimin e projektit të Ekonomisë Digjitale në Kosovë në vlerë prej  20.7 milion euro. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 11, ora 14:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli do të pret në takim homologun e tij nga Republika e Maqedonisë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov mbajn konferencë për media do të mbahet. (Ndërtesa e MPJ-së, ora 14:00)

- Në përkujdesjen e Komunës së Deçanit Kryetarit, Bashkim Ramosaj në bashkëpunim më zyrën e diasporës organizohet hapja e  panairit - verorë  2018. (Qendra e qytetit të Deçanit, ora 16:00)

- Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal organizon ceremoninë përmbyllëse të dhënies së Granteve. (Hotel Sirius, ora 17:00)

- Rritja e vetëdijës mbi migrimin, refugjatët dhe viktimat e konfliktit, si dhe eksplorimi i kulturës dhe identitetit përmes artit publik, bisedave dhe tregimeve, janë karakteristikat kryesore të ngjarjes 'Arti i Migrimit' që do të mbahet në Prishtinë. (Miqt Pub pranë Swiss Diamond Hotel, ora 17:00)