16 Korrik 2020

Haziri uron nxënësit dhe mësimdhënësit për vitin e ri shkollor

Gjilan, 2 shtator - Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit, duke shprehur bindjen se në Gjilan çdo vit do të ketë vetëm ngritje të cilësisë së arsimit dhe të kushteve më të mira për punë dhe mësim.

“Është dita e parë e mësimit për këtë vit shkollor, por është edhe viti i parë i shkollimit për fëmijët të cilët janë ulur në bankat e shkollës për të nisur mësimin e shkronjave si hapa të parë të arsimimit dhe edukimit."

"Arsimi, vazhdon të jetë prioriteti i parë i qeverisjes në Gjilan. Jemi të angazhuar për kushte më të mira, për mbështetje të fuqishme dhe për cilësi. Po punojmë bashkërisht që Gjilani të jetë edhe më tutje elitë sa i përket arsimimit dhe sukseseve në cilësinë e mësimit”, ka thënë  Haziri, që ka shtuar vetëm me ngritjen e cilësisë, vendi ka seuksese dhe zhvillim.

“Vetëm me ngritje të cilësisë në arsim mund të kemi suksese dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Gjilani ka kapacitete, ka mundësi dhe punon që kuadrot që dalin nga kjo komunë të jenë konkurruese të fuqishme në tregun e punës kudo në Europë dhe gjetiu."

"Me këtë rast, dua të përmend sukseset që kanë treguar në veçanti shkolla “Thimi Mitko”, e cila nga sot fillon mësimin me dy ndërrrime, sikurse edhe shkollën “Bajram Curri”. Urime dhe qoftë i mbarë për të gjithë ky vit shkollor”, ka shtuar kryetari Haziri.

Përndryshe, në vitin shkollor 2019/2020 në Gjilan mësimin do të ndjekin 17 mijë e 233 nxënës, prej tyre 12 e 573 nxënës nga klasa 1-9, në shkollat e mesme janë regjistruar 4660 nxënës, ndërkaq në klasën e parë janë regjistruar 1350 nxënës.

​

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Korrik 2020

- Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me miratimin e deklaratës politike në mbështetje të riafirmimit të vlerave të UÇK-së dhe Shtetit të Kosovës. (Shtëpia e kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi bashkë me inspektorët e tregut do të vizitojë disa operator ekonomik për të parë nga afër zbatueshmërinë e masave anti COVID-19. (MTI, ora 10:45)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Fushë Kosovës ku do te takohet me kryetarin Burim Berisha. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, do të vizitojë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. (Objekti i AKSP-së në Vushtrri, ora 11:00)

- ADMOVERE e të mbështetur nga KFOS publikon promovimin e raportit "Sfidat e Komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë gjatë pandemisë Covid-19". (Zyret e ADMOVERE-s në Ulpianë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe kryetari i Komunës se Fushë Kosovës Burim Berisha vizitojn lokacionin e Muzeut të Natyrës tek Pishat, mbi fshatin Bardh i Madh. (Bardh i Madh, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së Qendrës për Edukim dhe Kulturë “Libart” dhe “Bibliotekës Qarkulluese”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Lagjja “Dardania”, ora 15:30)

- Mbahet dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2021 për banorët e lagjeve I, II,II,IV dhe V të qytetit të Rahovecit. (objekti i Shkollës së Mesme të Lartë “Xhelal Hajda-Toni”,  ora 19:00)