03 Dhjetor 2020

Hapet Qendra e Kujdesit Zhvillimit dhe Edukimit në Fëmijëri të Hershme në Zhegër

Zhegër, 4 nëntor - Sot në shkollën ‘Agim Ramadani’ në Zhegër, Gjilan, Save the Children në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit bëjnë hapjen e Qendres së Kujdesit Zhvillimit dhe Edukimit në Fëmijëri të Hershme.

Kjo qendër do iu ofroj qasje në edukim në fëmijëri të hershme fëmijëve të moshave 3-5 vjeç nga fshati Zhegër dhe fshatërat përreth.

Në hapje do të marrin pjesë Drejtori i Save the Children në Kosovë, z. Ahmet Kryeziu, Drejtori i Drejtoratit Komunal të Arsimit në komunën e Gjilanit, z.Nazim Gagica, si dhe drejtori i SHMU ‘Agim Ramadani’ në Zhegër.

Edukimi në fëmijëri të hershme është shumë i rëndësishëm për formësimin e përsonalitetit të fëmijës dhe suksesit të tyre gjatë gjithë jetës.

Për këtë arsye, dhe për t’iu dhënë të gjithë fëmijëve një fillim të mbarë në jetë, Save the Children mbetet e përkushtuar të vazhdojë mbështetjen për gjithë djemtë e vajzat në Kosovë duke ju ofruar atyre qasje në një edukim cilësor dhe gjithëpërfshirës përmes qendrave për edukim në fëmijëri të hershme.

Ngjarja do organizohet duke i respektuar të gjitha masat anti-covid të vendosura nga IKSHP dhe Minstria e Shëndetësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Dhjetor 2020

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Handikos mban konferencën lansuese të Raportit vlerësues mbi qasshmërinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara në ndërtesat shkollore të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë. (Qendra e Resurseve të Handikos në Veternik, ora 9:30)

- Gjykata Themelore në Ferizaj mban seancën kundër të pandehurit Ibrahim Mustafa Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë te veçantë në të cilën do të mbahet debat parlamentar për gjendjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike – COVID-19, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

-  Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19, me raport amendamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303 Koha: 10:00  

- Për nder të Ditës Ndërkombëtarë për Personat me Nevoja të Veçanta, ushtruesja e detyres Presidentja, dr.Vjosa Osmani bashkërisht me ambasadorin Britanik, Nicholas Abbott dhe ministrin e Arsimit, Ramë Likaj  nënshkruajnë panon e zotimit për gjithëpërfshirje. Oborri i Kuvendit të Republikës së Kosovës (hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- OJQ EC Ma Ndryshe organizon aktivitetet ndërgjegjësuese që ka qëllim të përcjell porosinë vetëdijësuese për eliminimin e pengesave që janë krijuar për shkak të mungesës së gjithëpërfshirjes. (Parku i Qytet në Prizren, ora 11:00 - Keji përballë xhamisë së “Sinan Pashës”, ora 12:00 - Marash, ora 13:00)