18 Prill 2024

Hapet panairi i të diplomuarave në SHBA

Prishtinë, 21 nëntor - Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Edukimit Amerikan, American Advising Center Education USA organizon “Alumni Fair - Panairi i të diplomuarve në SHBA”, në Fakultetin e Edukimit te Universitetit te Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Në panair do të prezantohen njëzet (20) pjesëmarrës (University of Washington, Wartburg College, Miami University, UNC Chapel Hill, USAID TLP, University of Iowa, University of Rochester, RIT Kosovo, University of Washington-Seatle, Florida Gulf Coast University, Yes Alumni Coordinator, University of Puget Sound, Florida Institute of Technology, Western Kentucky University, University of California, University of Notre Dame, Fordham University and U.S. Embassy in Pristina, Kosovo – Public Affairs Office and Consular Section).

Përfaqësuesit të cilët kanë studiuar në Universitete Amerikane në SHBA-të përfshirë dhe përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë para nxënëseve, studentëve dhe profesorëve kosovarë do të paraqesin programet e studimeve akademike dhe mundësitë e përkrahjes financiare nga Universitete Amerikane që kanë studiuar në Universitetet Amerikane përkatëse.

Pjesë e panairit do të jenë dhe përfaqësuesit e ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)