29 Mars 2024

Hapet panairi i librit për fëmijë

Prishtinë, 7 shtator - Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë,Maureen A. Shauket, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, RamëBuja dhe Zëvendës Ministri i Integrimeve Evropiane, Gëzim Kasapolli dotë bëjnë hapjen solemne të “Panairit të Librit për Fëmijë”, për tëshënuar në këtë mënyrë Ditën Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit.

Panairi i Librit për Fëmijë është organizuar nga Programi i USAID-it për Arsim Themelor (BEP), në kuadër të manifestimeve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit.

Ky Panair paraqet një mundësi të mirë për të gjithë botuesit t’i ekspozojnë librat e tyre për fëmijë, doracakët dhe materialet e tjera mësimore.

Përveç hapjes së Panairit të Librit për Fëmijë, Programi i USAID-it për Arsim Themelor do të organizojë edhe një varg aktivitetesh të ndryshme, siç janë: Këndi Model i Shkrim-Leximit, ku nxënësit do të kenë mundësi t’i zhvillojnë shkathtësitë e tyre të shkrim-leximit si dhe shkathtësitë e tjera të komunikimit.

Ky kënd paraqet një model shembull të cilin mund ta ndjekin edhe shkollat e tjera në mënyrë që këto kënde t’i shndërrojnë në qendra të shkrim-leximit nëpër shkolla, duke përfshirë këtu edhe bibliotekat dhe hapësirat për lexim, ku nxënësit do të kishin mundësi të shfletojnë libra, t’i lexojnë njëri-tjetrit ose ku të rriturit do të kishin mundësi t’i lexojnë fëmijëve apo nxënësve; si dhe do të bëhet prezantimi i Konkurseve, një konkurs për autorë dhe ilustratorë vendorë si dhe konkursi tjetër për biblioteka shkollore.

Biblioteka shkollore e cila do të tregohet më e suksesshmja në promovimin e leximit do të shpallet fituese e këtij konkursi.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)