29 Mars 2024

Hapet konkursi për pranimin e studentëve të rinj

Gjilan, 10 korrik - Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan të martën, hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve për vitin akademik 2017-2018.

Në afatin e parë të konkursit të studimeve themelore – bachelor, Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan do të regjistrojë 523 studentë të rregullt, kurse për programin master E-Qeverisja do të regjistrojë 39 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga  Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.

Bëhet e ditur se për ta lehtësuar aplikimin, Administrata e Universitetit “Kadri Zeka” do të punojë edhe ditën e shtunë.

\"Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve afatet e konkursit janë si vijon: paraqitja e dokumenteve zgjat prej datës 11 korrik deri më 18 korrik nga ora 9.00 deri në orën  16.00\", thuhet në një komunikatë të Universitetit.

Provimi pranues bëhet e ditur se do të mbahet më 21 korrik, kurse shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet, më së voni deri më 25 korrik në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)