23 Prill 2024

Hapet baza e të dhënave për të diplomuarit në Qendrën e Karrierës

Prishtinë, 31 tetor - Sot në Bibliotekën Kombëtare të Universitetit të Prishtinës do të mbahet ceremonia e hapjes së bazës së të dhënave mbi të diplomuarit në Qendrën e Karrierës.

Kjo ngjarje do të vë në plan të parë nisjen e bazës së re të të dhënave dhe aplikacionit të telefonisë mobile në Qendrën për Zhvillim të Karrierës të Universitetit të Prishtinës (UP).   

Baza e re e të dhënave dhe aplikacioni mobil do t’i kontribuojnë ndërlidhjes më të mirë të trupit aktual të studentëve që numëron 50.000 veta dhe ish-studentëve të diplomuar me punëdhënës potencial përmes mundësive për praktikë profesionale dhe punësim.

 Baza e të dhënave do të përmbajë profilet e studentëve dhe të diplomuarve si dhe të dhëna mbi punëdhënësit, çka do të mundësojë qasje më të lehtë në vende të punës, praktika profesionale, panaire të karrierës dhe punëtori të ndryshme.      

Përmes programit Lidershipi Transformues – Bursat dhe Partneritetet, i cili implementohet nga ëorldlearning dhe bashkëfinancohet nga Qeveria e Kosovës, USAID-i ka hy në partneritet me UP-në për të forcuar kapacitetet brenda fakulteteve dhe zyrave të përzgjedhura.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)