19 Prill 2024

Hajrizi në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës Evropiane të Cilësisë

Prishtinë, 16 qershor - Rektori i Universitetit për Binzes dhe Teknologji (UBT), Edmond Hajrizi është duke marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës Evropiane të Cilësisë, që po mbahet në Bratislavë të Sllovakisë, me ç’rast është duke e prezantuar Kosovën, përmes Asociacionit “Quality Kosova”, të themeluar nga vetë Hajrizi vite më parë.

UBT, përmes një komunikate për shtyp, njofton se \"Quality Kosova\" është anëtare e rregullt e EOQ-së dhe ka për qëllim promovimin e standardeve dhe praktikave më të mira evropiane dhe ndërkombëtare për cilësi në Kosovë, si dhe ndihmon në ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe në përkrahjen e institucioneve shtetërore të Kosovës, në mënyrë që të ato të ngritin kompetenca të reja në aspektin e cilësisë dhe ndërkombëtarizimit të produkteve dhe shërbimeve të Kosovës.

\"Që nga themelimi, UBT ka ndihmuar dhe ndikuar në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe në lidhjen e bashkëpunimeve në fushën e arsimit edhe me ato vende të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, duke u bërë një përfaqësues i denjë dhe lobues i drejtpërdrejtë për vendin tonë\", thuhet në komunikatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)