19 Prill 2024

Greva në arsim vazhdon edhe gjatë kësaj jave

Prishtinë, 28 janar -  Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka bërë të ditur se këshillat greviste komunale, ai i Universiteteve të Kosovës dhe Këshilli Qendror Grevist kanë analizuar dy javët e grevës së përgjithshme në tërë sektorin e arsimit.

Kjo grevë sipas SBASHK ka treguar unitetin e sindikatave dhe përcjell porosinë e gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit, nga çerdhet  e deri në Universitete, që të vazhdohet me grevën  deri në realizimin e kërkesës së drejtë e legjitime të anëtarësisë për ngritjen e gjithë koeficienteve në sektorin e arsimit për se paku 30%  apo për tërheqjen e projektligjit të pagave diskriminues e nënçmues për sektorin e arsimit,me qëllim që ai të punohet rishtazi me kokat e ftohta e me praninë e sindikatave dhe institucioneve.

SBASHK   këshillon individët  që ta ruajnë personalitetin e tyre e të mos provojnë që me lajme të rreme të  krijojnë huti mes grevistëve.

"U munduan që me lajme të rreme të na nxjerrin se po takohemi fshehtazi me atë apo këtë dhe doli se është gënjeshtër. U munduan të na nxjerrin se jemi atje apo diku tjetër dhe doli gënjeshtër", thekson SBASHK

SBASHK-u është i punëtorëve të arsimit  në çerdhe, arsimin fillor e të mesëm dhe universitete.

Institucionet  duhet të ulen me SBASHK-un dhe të gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar.

SBASHK kërkon të  shtohen koeficientet për të punësuarit në tërë sektorin e arsimit në mënyrë që këta të kenë vend meritor në Ligjin e pagave, të ulet vlera e koeficienteve për të gjithë nga presidenti e deri të punëtorët tekniko-ndihmës  në mënyrë që të krijohen kushte që të gjithë të kenë vend meritor në projektligjin e pagave ose nëse  asnjë nga këto dy  opsione nuk paska mundësi të bëhen, atëherë le të tërhiqet Projektligji i pagave dhe të ulen sindikatat dhe institucionet me koka të ftohta dhe ta punojnë një projektligj të pranuar nga të gjithë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)