29 Mars 2024

Gratë në UP kanë dhënë kontributin në zhvillimet akademike

Prishtinë, 8 mars - Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina", në shënimin e 8 Marsit - Ditës së Gruas organizon konferencë me titull "Gratë në Universitetin e Prishtinës - Mundësitë, Përparësitë, E ardhmja".

Shënimin i 8 Marsit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” ka për qëllim reflektimin dhe bartjen e mesazhit tek bota akademike, si dhe tek gjeneratat e reja, për përpjekjet, arritjet dhe sfidat e grave në angazhimin e tyre në arsim të lartë dhe kontributin e dhënë në zhvillimet akademike në përgjithësi.

Paneli i përbërë nga përfaqësueset e fakulteteve dhe gratë akademike në mësimdhënie, do të adresojë çështjen e angazhimit të grave për barazi në institucione; se si ato kanë zhvilluar aspiratat e tyre dhe pritjet e tyre në karrierë duke përfshirë përvojat e tyre përbrenda institucionit, si dhe identifikimin e përkrahjes së duhur për avancimin e karrierës së grave akademike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)