29 Mars 2024

GLPS prezanton analizën për mangësitë ligjore në arsimin e lartë

Prishtinë, 19 mars - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën e diskutimit me temë “Mangësitë ligjore në legjislacionin e Kosovës në çështjet lidhur me sektorin e arsimit të lartë”.

Kjo tryezë diskutimi ka për qëllim të diskutoj situatën e përgjithshme të cilësisë në sektorin e arsimit të lartë në Kosovë, mangësitë ligjore që rregullojnë këtë fushë, punën e deritanishme të Agjencisë Kosovare të Akreditimit (AKA) dhe cilësinë e ofruar nga institucionet private të arsimit të lartë në Kosovë.

Gjatë këtij diskutimi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, do të prezantojë një draft të Analizës së  Politikave lidhur me këtë temë, e cila në këtë fazë fillestare trajton në mënyrë specifike mangësitë ligjore në fushën e arsimit të lartë, për t’u zgjeruar më tutje në kualitetin e institucioneve private të arsimit të lartë në Kosovë, si dhe rolin e AKA-së në sigurimin e cilësisë së shërbimeve të ofruara nga këto institucione private.

Verzioni përfundimtar i kësaj Analize do publikohet në Shtator, pas një periudhe monitoruese të bazuar në indikator të matshëm, dhe do të ofroj një numër rekomandimesh, si ligjore ashtu edhe të politikave publike në këtë fushë, të cilat kanë për qëllim të kontribuojnë në rritjen e përgjithshme të cilësisë në këtë sektor, dhe përmirësimin e mjedisit legjislativ dhe politikave publike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)