19 Prill 2024

Gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor do të fillojë nesër

Prishtinë, 9 janar - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka bërë të ditur se gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2011/2012 do të fillojë nesër.

Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, uron të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e Kosovës me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit, duke u dëshiruar sukses gjatë kësaj periudhe të vitit shkollor.

MAShT njofton se mësimi nuk do të fillojë në ato shkolla, ku drejtoritë komunale kanë marrë vendim që të mos zhvillohet mësim, për shkak të dëmtimit të shkollave nga moti i ligë që ka mbretëruar ditëve të fundit.

Orët mësimore të humbura në ato shkolla do të kompensohen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)