15 Dhjetor 2018

Gjysëmvjetori i dytë i vitit shkollor 2017/2018 fillon nesër

Prishtinë, 14 janar - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), njofton të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit se gjysëmvjetori i dytë i vitit shkollor 2017/2018 në të gjitha shkollat e Kosovës fillon sipas kalendarit shkollor të hënën me 15 janar 2018.

Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ua uron të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve fillimin e gjysëmvjetorit të dytë dhe uron që kjo pjesë e dytë e vitit shkollor të përcillet me arritje të mëdha në mësimdhënie dhe mësimnxnënie.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 dhjetor 2018 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e Projekt-rezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon Kuvendin Vjetor të 16-të të Anëtareve. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bën homazhe tek shtatorja e Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. (Shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë, ora 11:00)

- Gjimnazi "Hasan Nahi", organizon testin fazës së parë te garës e inteligjencës "Eureka". (Gjimnazi "Hasan Nahi", ora 11:00)

- Autostrada Biennale organzon konferencën vjetore “Revolucioni Jemi Ne - La Rivoluzione Siamo Noi” në të cilën prezanton "Autostraden Bienaleve: Libri i Përbashkët". (Muzeu Arkeologjik në Prizren, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bën homazhe tek tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, dhe tek varri i veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Adem Demaçi. (Velani, ora 11:15)

- Fëmijët e lagjeve për rreth Parkut së bashku me prindërit e tyre shoqërues do të organizojnë protestën kunder degradimit të Parkut! (Tek anfiteatri në Parkë, ora 12:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bën homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz. (Prekaz, ora 12:00)

- Ambasada Gjermane së bashku me Diakonie Kosova në Mitrovicë organizon tregun tradicional të Krishtlindjeve. (Oborri i Diakonie Kosova në Mitrovicë, ora 15:00)