28 Mars 2024

Gërvalla takohet me studentë shqiptarë në New York

New York, 23 shtator - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, ka zhvilluar një bashkëbisedim në ambientet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në New York me një grup studentësh dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare shqiptare në New York.

Gjatë këtij bashkëbisedimi u ngrit nevoja për të rritur bashkëpunimin institucional me bashkatdhetarët në mërgatë dhe u diskutuan mënyrat dhe format konkrete në këtë drejtim.

Ministrja Gërvalla shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për ta inkorporuar dijen dhe praktikat e mira të të rinjve tanë në diasporë, në proceset e zhvillimit të shtetit në të gjitha fushat ku ka mundësi dhe nevojë.

Nga ana e tyre studentët dhe të pranishmit e tjerë u interesuan të dinë më shumë rreth politikës së jashtme, prioriteteve qeveritare, bashkëpunimin me pjesëtaret e diasporës e shumë çështje të tjera.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)