16 Gusht 2022

GAP publikon raportin për "Themelimi i Njësisë për Ekspertizë"

Prishtinë, 18 maj - Sot, Instituti GAP ka publikuar raportin “Themelimi i Njësisë për Ekspertizë: mësimet nga e kaluara për një fond par excellence.”

Qeveria e Kosovës në fillim të vitit 2022, themeloi “Njësinë për Ekspertizë”, e cila ka për qëllim mbështetjen e institucioneve në fushat specifike dhe deficitare, duke angazhuar ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Në vitin 2009, ekzekutivi kishte aprovuar një praktikë të ngjashme, kur ishte themeluar “Fondi për Kuadro”.

Me gjithë fillimin e mirë, “Fondi për Kuadro”, do të shndërrohej gradualisht nga një fond për tërheqjen e kuadrove deficitare, në një fond për shtesa për pozita menaxheriale.

Meqë kjo nismë kishte devijuar nga qëllimi fillestar, Instituti GAP kishte propozuar shuarjen e tij me qëllim të ndaljes së keqpërdorimit me paranë publike.

Përmes këtij raporti, Instituti GAP përmes këtij raporti ofron më shumë detaje mbi nismën e re të qeverisë, duke krahasuar atë me praktikën e kaluar gjashtë vjeçare (2009 -2015) të Fondit për Kuadro, si dhe ofron disa shembuj të praktikave të ngjashme të shteteve tjera.

Në mënyrë që të parandalohen praktikat e mëparshme të keqpërdorimeve të fondit, Instituti GAP ka disa rekomandime: të definohen qartë nevojat e institucioneve dhe fushat/pozitat për të cilat do të nevojitet angazhimi i ekspertëve; të bëhet një specifikim i qartë i kritereve të përzgjedhjes së kandidatëve; të përkrahen kuadrot deficitare që janë aktualisht pjesë e institucioneve si incentivë që të qëndrojnë në shërbimin civil për një periudhë më afatgjatë; së paku 25% e financimit të këtij fondi të mbulohet me buxhet shtetëror; përveç angazhimit të ekspertëve nga jashtë, Qeveria të përfshijë edhe profesionistë vendorë të cilët përfitojnë bursa studimi jashtë vendit, të financuara nga vetë qeveria, apo nga organizatat ndërkombëtare me qëllim të kontributit në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)