28 Mars 2024

Futja e teknologjive të reja dhe e-mësimit në shkollat e Kosovës

Prishtinë, 9 dhjetor - Sot, Khaldoun Sinno, Ushtrues Detyre i Shefit të Zyrës Ndërlidhëse të KE-së, Buja, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Yagcilar, Ministër i Administratës Publike, Beqaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik u takuan për të prezantuar punën të cilën e kanë bërë së bashku për promovimin e përdorimit të teknologjisë informative dhe për komunikim në arsim.

Në ditët e sotme, të rinjtë përdorin teknologjinë informative dhe për komunikim (TIK) në baza ditore. 

Në këtë epokë digjitale, sigurimi i qasjes në TIK për të gjithë është një prioritet i BE-së, dhe BE-ja mbështetë Ministrinë e Arsimit (MASHT) në punën e saj për promovimin e e-mësimit dhe TIK-ut në arsim.

Me ndihmën e fondeve të BE-së, Komisioni Evropian ka punuar me Ministrinë e Arsimit në trajnimin e mbi 2000 mësimdhënës në tërë Kosovën për përdorimin e teknologjive të reja në ligjëratat e tyre dhe zhvillimin e materialeve të mësimdhënies dhe mësimnxënies, të cilat përdorin teknologjinë informative dhe për komunikim.

Pilot Projekti i BE-së për Arsimin TI, një projekt i financuar nga BE, ka siguruar  trajnimin e 60 punonjësve mbështetës, të cilët janë trajnuar për mirëmbajtje të pajisjeve të TIK-ut, 100 zhvillues të e-Përmbajtjes se si të zhvillojnë materialin e e-Përmbajtjes, i cili do të përdoret në shkolla në Kosovë si dhe 40 shkolla dhe institucione arsimore janë pajisur me pajisje të TIK, si pjesë e këtij pilot projekti.

Në konferencën e sotme për shtyp, Komisioni Evropian ka theksuar se me qëllim të sigurimit të qëndrueshmërisë së këtyre aktiviteteve, është esenciale që Qeveria e Kosovës të rrisë ndarjen e financave vetanake për TIK në arsim.  Komunat dhe shkollat kanë për detyrë të sigurojnë se pajisjet mirëmbahen në mënyrë të duhur dhe se komuna dhe shkollat ndajnë fonde për të mbuluar shpenzimet operacionale të pajisjeve.

Të gjitha vendet e Evropës janë duke bërë investime të mëdha në arsim dhe në të ardhmen digjitale për fëmijët dhe rininë e tyre. Për të qenë konkurruese, jo vetëm në Evropë, por ndërkombëtarisht, edhe Kosova duhet të investojë shumë më shumë në ardhmërinë e saj digjitale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)