20 Korrik 2019

FSK mbanë ligjërata për vetëdijesimin e nxënësve ndaj mjeteve të pashpërthyera

Prishtinë, 28 shkurt - Në disa nga shkollat fillore të komunës së Prishtinës, Klinës dhe Malishevës, instruktorë të Kompanisë së Deminimit të FSK-së, edhe këtë vit, që nga 20 shkurti 2019, kanë filluar mbajtjen e ligjëratave rreth vetëdijesimit të nxënësve nga rreziku i mjeteve të pashpërthyera.

Këto ligjërata po realizohen në bazë të planit të Departamentit për Bashkëpunim Civilo- Ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes me drejtoritë e arsimit të të gjitha komunave të Republikës së Kosovës.

Ligjëratat e para për këtë vit u realizuan në Shkollën Fillore “Tre Dëshmorët” në fshatin Jashanicë e Ulët, dhe në paralelen e saj në Jashanicë të Lartë, në komunën e Klinës. Interesimi i nxënësve ishte jashtëzakonisht i lartë për të marrë njohuri për llojet e mjeteve të pashpërthyera, rrezikun nga to, si dhe veprimin e procedurave standarde në rastet kur hasin në to.

Instruktorët e deminimit aktivitetin për vetëdijesimin e nxënësve nga rreziku i mjeteve të pashpërthyera do ta vazhdojnë nëpër shkollat e Republikës së Kosovës, deri më: 4 mars 2019.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 korrik 2019

- Në kuadër të aktiviteteve "Ditët e Diasporës 2019"  Komuna e Deçanit në bashkëpunim më Grupi Lokal i Veprimit “Gjeravica“, organizojnë aktivitetin tradicional “Dita e Qethjes së Deleve, 2019‘’. (Bjeshkët e Strellcit , të ‘’Stanët e Shalës‘’, ora 10:00)

- Lëvizja mban konferencë për media në të cilën flasin Kryetari Albin Kurti dhe nënkryetari Besnik Bislimi. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se edicionit te parë të Prishtina Gastronomy Festival. (Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes zyrtare të pikës kufitare Restelicë-Strezomir. (Pika kufitare Restelicë - Strezomir, ora 12:00)

- Behët zbulimi i pllakës së përkujtimit të Betimit të Brigadës 131 dhe promovimi i dokumentarit të historikut të Brigadës 131 të UÇK-së. (Fshati Baran, ora 18:00)