03 Prill 2020

Fillon detyrën zëvendësministri Xhavit Rexhaj

Prishtinë, 21 shkurt - Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami ka pritur sot zëvendësministrin e emëruar dje, Xhavit Rexhaj, me të cilin ka biseduar për gjendjen në arsim dhe programin qeveritar që synon përmirësimin dhe zhvillimin e arsimit në të gjitha nivelet.

Ministrja Bajrami dhe zëvendësministri Rexhaj theksuan se do të punojnë së bashku për të kaluar vështirësitë dhe sfidat, në mënyrë që programi katërvjeçar të realizohet në tërësi dhe Kosova të ketë një arsim më cilësor, por të avancohen edhe shkenca, teknologjia dhe inovacioni.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Prill 2020

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mban konferencën për shtyp për zhvillimet në sektorin financiar pas paraqitjes së Pandemisë Covid 19. (Ndërtesa e BQK-së, ora 11:00)

- Kompanitë Rajonale e largimit dhe grumbullimit te Mbeturinave mban konferencë për medie (Zyret e Kompanisë “Pastrimi", ora 12:00)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' të bëjë pastrimin e rezervuarit të ujit në objektin prodhues Kroni në komunën e Fushë Kosovës.