19 Prill 2024

Fillojnë aplikimet për regjistrim në UPZ

Prizren, 7 korrik - Universiteti \"Ukshin Hoti” në Prizren, për vitin e parë të studimeve themelore-bachelor, në afatin e parë për vitin akademik 2017/2018, do të pranojë 1740 studentë, në gjashtë fakultete dhe 17 drejtime përkatëse mjaft atraktive.

Bëhet e ditur se 120 studentë do të pranohen sipas kuotave të rezervuara në programe të caktuara nga radhët e minoriteteve: turk, boshnjak, rom, ashkali, egjiptian, serb dhe kroat.

\"Studentët e rinj sivjet UPZ i pret me kushte më të mira në të gjitha aspektet. Vlen të theksohet se në rangimin ndërkombëtar UPZ ka shënuar progres të jashtëzakonshëm duke u radhitur mijëra vende më lartë se universitetet e tjera, i cili është tregues i qartë për rritjen e cilësisë në këtë universitet\", thuhet në një komunikatë të UPZ-së.

UPZ tashmë është bërë konkurrent serioz duke lënë prapa shumë universitete në rajon, ndërkaq pas Prishtinës është Universiteti i dytë në vend.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentacionit, bëhet prej sot deri më 14 korrik nga ora 10:00-15:00. Provimi pranues do të mbahet më 17 e 18 korrik, duke filluar prej orës 09:00

Mbi numrin e përgjithshëm të studentëve, universiteti do të rezervojë të drejtën për regjistrimin e studentëve që i takojnë familjes së ngushtë të dëshmorëve (anëtarë të familjes së ngushtë të dëshmorëve janë: bashkëshorti, bashkëshortja, fëmijët).

Bazuar në UA nr.09/2016 MASHT, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren do të rezervojë deri në 12% nga numri total i studentëve, për komunitetet pakicë, të cilët do të shpërndahen në mënyrë proporcionale, sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve, për secilin fakultet veç e veç.

Në Universitet do të pranohen edhe studentë nga shtete të tjera, me automatizëm në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i, gjithsej 18 (tetëmbëdhjetë studentë).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)