20 Prill 2024

Fëmijët e Down Syndrome Kosova praktikantë në American School of Kosova

Prishtinë, 7 maj - American School of Kosova mirëpret praktikantin Agron Bilalli, i cili është njëri ndër përftuesit e projektit të inicuar nga American School of Kosova, për të ndihmuar fëmijët e Down Syndrome Kosova.
 
Ky projekt ka për qëllim të ndihmojë në zhvillimin e fëmijëve me sindromin Down, duke i integruar ata në ditë të rregullta shkollore në American School of Kosova.

American School of Kosova i ka ofruar Agronit një mundësi të përfundimit të punës praktike një mujore, ku do të ndihmojë stafin me disa nga detyrat ditore.

Përveç kësaj, Agroni do të ketë mundësi të ndjekë orët mësimore dhe të marrë pjesë në programet dhe aktivitetet e shkollës, së bashku me moshatarët e tij.

Agroni shprehu gëzimin e tij për këtë mundësi; “Jam Agron Bilalli, oferta që më ka ardhë nga shkolla amerikane e pranoj me dëshirë, besoj që do të mësoj shumë, dhe jam shumë i lumtur”- pohoi Agroni.
 
Ndërkaq, njëra ndër mësimdhënëset e ASK-së, Ujkane Hana Beshiri, shprehet tejet e kënaqur për mundësinë për t’iu ndihmuar fëmijëve me sindromin down dhe ajo pohon se American School of Kosova vazhdimisht e mbështetë organizatën Down Syndrome Kosova duke synuar përfshirjen e sa më shumë fëmijëve në këtë projekt.

“Është projekti i fundit qe e kemi filluar-mundësia për fëmijët nga DSK që të kryejnë praktikën në shkollën tonë, në ketë rast do t’a kemi Agronin që do të jetë në shkollën tonë për një muaj. Ne si shkollë kemi shfaqë interesim që sa më shumë t’i përfshijmë fëmijët nga DSK për të kryer aktivitete të ndryshme në ASK.”

Hana Beshiri konfirmoi se ASK do të vazhdojë të jetë e angazhuar në projekte të tilla që do të ndihmojnë fëmijët me down syndrome dhe gjithë fëmijët tjerë që kanë nevojë për të fituar njohuri dhe zhvilluar aftësitë e tyre.
 
American School of Kosova ka inicuar këtë projekt në bashkëpunim me Down Syndrome Kosova dy vite më parë dhe mbetet e përkushtuar të përkrahë këta fëmijë duke iu ofruar mundësi për punë praktike apo programe tjera edukative që kontribuojnë në mirëqenien dhe zhvillimin e tyre.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)