08 Gusht 2022

Fakulteti i Edukimit hap Konferencën Ndërkombëtare KICER 2022

Prishtinë, 10 qershor - Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon sot hapjen zyrtare të Konferencës Ndërkombëtare KICER 2022.

Konferenca fillon mbahet në Amfiteatrin e ri të Bibliotekës Universitare dhe do të hapet nga përfaqësues të institucioneve qeveritare dhe institucioneve akademike,

Konferenca do të vazhdoj pastaj në Fakultetin e Edukimit, Universiteti i Prishtinës ku do të prezantohet puna hulumtuese e pjesëmarrësve të konferencës.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2022

 - Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë mban konferencën e Akademikëve të Diasporës. (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 9:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media. (Pallati i Drejtësisë, objekti A, ora 11:30)

- Grupi Parlmentar i Lëvizjes Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit. ora 14:00)

- Fondacioni Lumbardhi hap ekspozitën " Çka nëse historia do të na përkiste neve?" të kuruar nga Kumjana Novakova. (Shtëpia e Shani Efendiut në Prizren, ora 20:00)

- Dokufest dhe Lumbardhi organizojnë koncertin e Hercules & Love Affair. (Kino Bahçe!, ora 20:00)