28 Mars 2024

Fakulteti i Edukimit ende po ballafaqohet me sfida

Prishtinë, 5 mars - Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Xhavit Rexhaj mori pjesë në lansimin e projektit: “Drejt përgatitjes së mësimdhënësve të rinj përmes një sistemi të orientuar në cilësi, me qëllim të ngritjes së profesionalizmit të mësimdhënësve në Kosovë (QATEK)“.

Ky projekt financohet nga fondet e Bashkimit Evropian (BE) përmes programit “Erasmus Mundus +”, i cili koordinohet nga Fakulteti i Edukimit (FE) i Universitetit të Prishtinës,  në bashkëpunim  me tri universitete vendore dhe tri ndërkombëtare.

Me këtë rast, zv/ministri Rexhaj , ndër tjera tha  se, lansimi i këtij projekti  është shembull dhe dëshmi e mirë e produktivitetit të partneriteteve të Fakultetit të Edukimit me të tjerët, ndërsa theksoi se, megjithëse në situatë më të mirë se fakultetet e tjera, Fakulteti i Edukimit ende po ballafaqohet me sfida.

Zv/ministri Rexhaj tha se, ende nuk mund të jemi të kënaqur me shkallën e ndikimit të FE në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies në Kosovë, qoftë me kuadrat e reja, apo duke i zhvilluar ato në shërbim. Po ashtu, ai theksoi se ende nuk shihet një harmonizim i kurrikulave të Fakultetit me kurrikulën e bazuar në kompetenca, me mësimin e integruar, me cilësinë e zbatimit të punës praktike dhe ndërlidhjen organike me shkollat.

Në fund, zv/ministri Rexhaj, duke uruar sukses në implementimin e këtij projekti, tha se MAShTI do të jetë gjithmonë bashkëpunues, në mënyrë që Fakulteti i Edukimit të lëvizë në hap me trendët ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)