14 Tetor 2019

ETEA publikon raportin për lexueshmërin në shkollat fillore të Prishtinës

Prishtinë, 13 qershor - Organizata Jo qeveritare ETEA organizon publikimin e raportit hulumtues “Lexueshmëria në shkollat fillore publike të Prishtinës”.

Raporti sjellë të dhëna mbi nivelin e leximit dhe shprehitë e fëmijëve në raport me librin dhe faktorët ndikues në këtë gjendje.

 Tashmë, përmes këtij publikimi do të kemi një pasqyrë të përgjithshme rreth lexueshmërisë në arsimin paraunversitar në Komunën e Prishtinës.

Ky projekt i realizuar nga ETEA përkrahet financiarisht nga Komuna e Prishtinës dhe zhvillohet në partneritet me Bibliotekën "Hivzi Sulejmani" dhe Librarinë "Dukagjini".

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 tetor 2019

- Shefja e BE-së në Kosovë, Ambasadorja Apostolova, do ta hapë vitin e ri akademik në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë. (Kampusi i IBCM-së, Mitrovicë e Jugut, ora 10:00)

- Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në komunën e Rahovecit mban sesionin informues në thirrjen për aplikim të publikuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me bizneset e komunës. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)
 
- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me agjencitë, fondet, programet dhe entitetet e OKB-së në Kosovë - Ekipin e OKB-së së Kosovës nën koordinimin e Zyrës e Koordinatores për Zhvillim do të shënojë Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë. (Menza Ramiz Sadiku, ora 15:00)