23 Mars 2019

Emërohen anëtarët e rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Prishtinë, 4 prill - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në përputhje me Ligjin e Arsimit të Lartë nr. 04/L-037 dhe Udhëzimin Administrativ nr.5/2018, ka emëruar anëtarët e rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC).

Duke qenë në përputhje me rekomandimet e Kuvendit të Kosovës, ministri Bytyqi, me kohë kishte formuar një grup pune për të hartuar një Udhëzim Administrativ, në hartimin e të cilit kontribuan përfaqësues të institucioneve tona shtetërore, përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë, të institucioneve ndërkombëtare që angazhohen në fushën e arsimit të lartë dhe njohës të arsimit nga shoqëria e civile. Duke u bazuar në këtë UA, MAShT brenda afateve kohore ka shpallë thirrje publike për nominimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA).

Kjo thirrje publike është bërë pas vendimit të MAShT për të rishikuar dhe rivlerësuar listën e të nominuarve për anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, në funksion të garantimit të zbatimit të standardeve më të larta akademike e profesionale dhe pavarësisë së domosdoshme të funksionimit të KShC.

Pas kësaj, ministri Bytyqi emëroi edhe një komision me një integritet të lartë profesional, që vlerësoi nëse të nominuarit i plotësojnë apo jo kriteret akademike e profesionale sipas thirrjes së publikuar në faqen zyrtare të MAShT. Gjithnjë në përputhje me UA dhe Ligjin për Arsimin e Lartë, ministri Bytyqi edhe ka emëruar anëtarët e KShC-së.

Këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë me qëllim të funksionalizimit, rritjes së cilësisë dhe efikasitetit të punës së Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Ndërsa, duke u bazuar në përgatitjen e tyre akademike, si dhe kontributin e dëshmuar në sferat përkatëse, KShC ka këtë përbërje:

Prof. Ass.Dr. Vjollca Krasniqi

Prof. Ass. Dr, Arta Jakupi

Dr.Sc. Spec. Rozafa Koliqi-Lila

Prof. Dr. Magdalena Ziolo

Prof.Dr. Gazmend Luboteni

Prof.Dr. Herbert K. Amato

Prof. Dr. Xhavit Rexha

Prof.Msc. Jeffery Butel

Prof. Ass. Dr. Dukagjin Zeka

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 mars 2019 - Federata e pingpongut të Kosovës në bashkëpunim me Kpp Vitia nën patronatin e Komunës së Vitisë do të organizoj Turneun për senior Flakadani i Karadakut. (Salla e Shkollës së Mesme Teknike 'Jonuz Zejnullahu' në Vitiora, ora 9:30)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" do ta bëjë zëvendsimin e flamurit amerikan te shtatorja e Bill Clintonit në Prishtinë, me një të ri. (Shtatorja e Bill Clintonit, ora 11:00)

- Gjimnazi “Hasan Nahi”, në kuadër të Fondacionit për Arsim dhe Kulturë “Atmosfera”, organizon edicionin e gjashtë me radhë - Garën e Inteligjencës "Eureka 6". (Ambienti i Gjimnazit “Hasan Nahi” në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në shënimin e 30-vjetorit të demostratave të 23 marsit 1989 me nismëtare gratë dhe vajzat e Balajve. (Teatri “Adriana” - Ferizaj, ora 11:00)

- UBT dhe Raiffeisen Bank mbajnë garën më të madhe në vend “Data Science Hackathon”. (Kampusi i UBT-së në Lipjan, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe te Pllaka Memoriale e ushtarëve të KFOR-it, të rënë gjatë shërbimit në Kosovë. (Sheshi “Nëna Terezë”, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe te Pllaka Përkujtimore me emrat e ushtarëve britanikë, që humbën jetën në shërbim në Kosovë. (Sheshi “Edit Durham”, afër Hotelit Grand, ora 12:10)