09 Shkurt 2023

Ekonomiku dhe Juridiku me numër me të madh të studentëve

Prishtinë, 16 nëntor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon, për herë të parë, raportin statistikor mbi Statistikat e Arsimit të Lartë në Kosovë, sipas fushave të studimit për vitin akademik 2021/2022.

Publikimi i të dhënave për numrin e studentëve të regjistruar, sipas fushave të studimit, është një e dhënë e rëndësishme për të bërë një krahasueshmëri rreth fushave të studimit, për të cilat po përcaktohen studentët në studimet e tyre Bachelor dhe Master.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim del se numri më i madh i studentëve të regjistruar, për herë të parë, në arsimin e lartë në nivelin Bachelor është shënuar në fushat: Biznes, Administratë dhe Ligj me gjithsej 5 184 studentë, ose shprehur në përqindje, 28.1% e numrit të përgjithshëm të studentëve.

Ndërkaq, sa i përket numrit të përgjithshëm të studentëve, të cilët ndjekin arsimin e lartë në nivelin Bachelor, vërehet diferencë e madhe gjinore në fushën e Arsimit, ku nga 4 352 studentë, 92.6% janë femra dhe 7.4% janë meshkuj.

Kurse, nga numri i përgjithshëm i studentëve të regjistruar për herë të parë në nivelin Master, 1 849 studentë janë regjistruar në fushat: Biznes, Administratë dhe Ligj, ose shprehur në përqindje, 37.2% e numrit të përgjithshëm.

Ndërsa, vërehet numër i vogël i studentëve të regjistruar në fushat: Bujqësi, Pylltari, Peshkim dhe Veterinari, me gjithsej 90 studentë, ose 1.8% e numrit të përgjithshëm.

Po ashtu, edhe krahasuar me numrin e përgjithshëm të studentëve, të cilët ndjekin arsimin e lartë në nivelin Master, dominon numri i studentëve, të cilët ndjekin studimet në fushat: Biznes, Administratë dhe Ligj, me gjithsej 5 149 studentë, ose 43.4% e numrit të përgjithshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)