29 Mars 2024

Eduapps diplomon nga inkubatori i ICK-së

Prishtinë, 19 prill  Pas një qëndrimi 8 mujor në Innovation Centre Kosovo ekipi Eduapps jo vetëm që është shndërruar në kompani por ka arritur të punësojë dhjetëra të rinj dhe të diplomohet me sukses nga inkubatori i ICK-së.

Eduapps është ekipi i parë që ka diplomuar nga ICK-ja që nga themelimi i qendrës në qershor të vitit 2012. Eduapps në inkubatorin e ICK-së është pranuar me Math4Kids - aplikacionin kushtuar mësimit të matematikës nga fëmijët e shkollës fillore, nga klasa e parë deri në klasën e katërt.


Anëtarët e ekipit Eduapps me Math4Kids synojnë që krahas zbavitjes fëmijët të kenë edhe mundësinë e mësimit të matematikës.
“Ne kemi menduar që të realizojmë një produkt me të cilin fëmijët njëkohësisht do të mund të mësonin”, tha Blerta Thaçi nga ekipi Eduapps duke theksuar se ata kanë marrë pjesë në Startup Weekend Prishtina të organizuar në ICK, ku me idenë e tyre e kanë zënë vendin e tretë.

“Kemi vendosur të aplikojmë në inkubatorin e ICK-së ku kemi pasur rastin të takohemi më shpesh, të kemi hapësirën tonë 24 orë në shfrytëzim edhe të punojmë së bashku si ekip dhe të shfrytëzojmë shërbimet cilësore të ofruara në inkubatorin e ICK-së”, tha ajo.

Eduapps poashtu, sipas Thaçit, ka bërë edhe hulumtim tregu, duke vizituar disa shkolla fillore ku e ka prezentuar verzionin e parë të produktit, i cili është pritur shumë mirë nga nxënësit dhe mësimdhënësit.

Diplomimi i ekipit Eduapps është një ditë e veçantë duke marrë parasysh se është diplomimi i parë i një ekipi nga inkubatori i ICK-së”, tha Safet Rama Menaxher i Inkubatorit të ICK-së gjatë ceremonisë së diplomimit.

“Sot po ndodhë diplomimi i tyre por kjo nuk do të thotë se ne do të ndërpresim bashkëpunimin me ata, përkundrazi, sot do të filloj një bashkëpunim më i madh dhe ne do të jemi pranë jush edhe në të ardhmen duke i përcjellur sukseset tuaja dhe do ju ndihmojmë kurdo që të jetë nevoja”, tha Rama.

Math4Kids është aplikacioni i parë i krijuar nga Eduapps, aktualisht pjesëtarët e këtij ekipi janë duke punuar edhe në disa aplikacione të tjera si Kimia, Abetarja. Aplikacioni Math4Kids është interesant dhe tërheqës për tregun e teknologjise por edhe atë të arsimit fillor.

Mbështetja e Norvegjisë

“E di që punoni shumë çdo ditë dhe sot këtu po i shohim rezultatet e punës tuaj”, tha Astrid Green Drejtoreshë Menaxhuese e Athene Project Management, bashkëthemeluese e ICK-së dhe shtoi se “forca drejtuese dhe qëllimi kryesor pas kësaj qendre është nevoja për për krijimin e vendeve të ardhshme  të punës sidomos të atyre të bazuara në  teknologjinë e komunikimit dhe informimit dhe mbështetja e ndërmarrësëve në krijimin e kompanive të sukseshme”.

Jon Hansen Zëvendës Amabsador i Norvegjisë në Republikën e Kosovës i pranishëm në diplomimin e Eduapps tha se “mendoj se arritjet tuaja janë absolutisht fantastike”.

Hansen duke falenderuar stafin e ICK-së, Crimson Capital dhe Athene Project Management shprehu dëshirën që në të ardhmen të shohë edhe diplomime të ekipeve të tjera nga inklubatori i ICK-së.

“Jam krenar që ne si Ministri e Punëve të Jashtme të Norvegjisë morrën vendimin për të nisur këtë koncept këtu për të parë se Kosova ka shumë njerëz punëtorë me ide shumë të mira”, tha Zëvendës ambasadori Jon Hansen.

Që nga dita e parë në inkubatorin e ICK-së, Eduapss ka patur mbështetjen e plotë nga stafi i ICK-së dhe këshilltarëve në realizimin e idesë së biznesit në fjalë. Atyre iu është dhënë hapësira në zyre, këshillime, trajnime, rrjetëzim, dhe prani e shpeshtë në media dhe ngjarje të organizuara brenda dhe jashtë Innovation Centre Kosovo. 

Duke qenë pjesë e ICK-së Eduapps ka patur mundësinë që të takohet me shumë profesionistë të fushës së teknologjisë dhe Informacionit, në ngjarjet e  organizuara nga Innovation Centre Kosovo. Me ndihmën e ICK-së është bërë regjistrimi i Eduapps si kompani, përpilimi i biznes planit, rrjetëzimi, etj.

Themeluesit e Eduapps me përvojën  dhe mbështetjen e fituar në ICK kanë arritur që të lansojnë 3 kompani të tjera të quajtura Appsix, Netsix dhe Graphsix të cilat janë të fokusuara në industritë e grafikës, telefonisë mobile dhe të rrjeteve. Këto tri kompani poashtu janë duke punësuar shumë njerëz të rinj nga tregu kosovar.

Eduapps aktualisht i ka të punësuar 4 persona ndërsa tri kompanitë  tjera të lartëpërmendura i kanë 24 të punësuar kurse pritet që të punësojnë edhe 47 persona të tjherë. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)