17 Shtator 2019

Don Bosko investim i mirë për të ardhmen e fëmijëve

Gjilan, 3 qershor –  Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka vizituar shkollën private “Don Bosko”, ke e ka përgëzuar menaxhmentin për punën dhe sukseset që kanë treguar.  

“Don Bosko” na bën krenar në Gjilan dhe regjion për shkollën më të mirë, jo vetëm për shkak të infrastrukturës dhe kushteve, por edhe për shkak të kualitetit të mësim nxënies dhe profilit të nxënësve që po nxjerr shkolla çdo vit. Ajo që më gëzon më së shumti është se investimi në nxënës është falënderimi i madh që sot ia bëj Don Dominik Qerimit dhe personelit”, ka thënë Haziri.

Kurse, drejtori i shkollës “Don Bosko”, Don Dominik Qerimi, e ka falënderuar Komunën për vlerësimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj këtij institucioni.

“E falënderoj shumë Komunën për gatishmërinë që këto vite kanë pasur dhe mirënjohjen për punën e kësaj shkolle. Ne jemi këtu për të shëruar një nga plagët më të thella në shoqërinë e Kosovës që është fusha e arsimit. Jemi në pjesën e fundit të infrastrukturës, që është ndërtimi i sallës sportive, një mense dhe një kuzhine në do të jenë në gatishmëri për nxënësit e Gjilanit”, tha deklaruar Qerimi. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 shtator 2019 - Mbahet dita e dytë e  konferencës më të madhe për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon më temë 'Energjia për tv ardhmen'. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Komuna e Gjilanit bën homazhe në 20-vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit. (Kodra e Dëshmorëve në Gjilan, 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e nëntë te rregullt te Komiteti për Politik dhe Financa. (Rahovec, ora 10:00)  

- Me rastin e vdekjes së veprimtarit të shquar romë, Nexhip Menekshe do të mbahet mbledhje komemorative për të kujtuar veprimtarin e pasur të së ndjerit si: dramaturg, gazetar, poet dhe arsimtar të gjuhës rome. (Shtepia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, ora 11:00)

-  Lëvizja Fol organizon diskutimin e radhës në kuadër të Forumit Fol Hapur me kandidatin e Vetëvendosjes për Kryeministër, Albin Kurti. (Zyrat e Lëvizjes FOL,  ora 11:00)

- Ambasada Hungareze në Prishtinë bën prezantimin e programit për Javët e Kulturës Hungareze, të shoqëruar me nga një gotë verë, dhe biseda joformale me gazetarët. (Ambasada e Hungarisë, rr. Arben Xheladini 157 në Prishtinë, ora: 13:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 6 tetor 2019. (Ndërtesa e KQZ-së, kati 4, ora 16:00)   

- Komuna e Gjilanit shënonë 20-vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit. (Teatri i qytetit në Gjilan, 16:00)