23 Prill 2024

DKA në Prizren procedon rregulloren për adresimin sigurise në shkolla

Prizren, 8 shkurt - Drejtori i Drejtorisë së Arsimit Skender Susuri njofton për takimin me zyrtarët më të lartë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren më të cilët ka bashkëbiseduar për politikat e sigurisë në shkolla.

"Sot  me 8 shkurt 2018, pata një bashkëbisedim të suksesshëm me zyrtarët e lartë policor të Regjionit të Prizrenit, përfshirë edhe Komandantin Regjional të Policise. Tema për të cilën u bisedua ishte bashkëpunimi në mes të dy institucioneve, lidhur me politikat e sigurisë në shkolla, të cilat burojnë nga Plani i Veprimit i MASHT-it 2017-2121 dhe Rregullorja për adresimin e dhunës ne institucionet edukative-mësimore të Kosovës" njofton Susuri.

Ai gjithashtu njofton opinionin publik dhe komunitetet shkollore se në muajin maj 2018 DKA do të procedojë në Kuvendin komunal, Rregulloren komunale për adresimin e temave nga siguria fizike e nxënësve në shkolla, parandalimin e dukurive negative si duhani, drogat, trafikimi etj.

"Pjese e hartimit dhe implementimit të kësaj rregulloreje komunale do te jene DKA dhe Shërbimet e specializuara te Policisë së Kosovës" tha Susuri.

Rregullorja synon qe perfundimisht shkollat ne Komunen e Prizrenit, te jene institucione te mirefillta edukative-mesimore, te sigurta dhe mike per te gjithe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)