19 Prill 2024

Ditët e mësimit të BE-së nisin me një orë mësimi nga Apostolova dhe Bytyqi

Prishtinë, 8 maj - Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian ne Kosovë, Nataliya Apostolova, hap serinë e Ditëve të Mësimit për BE-në bashkë me Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.

Ata do të ligjërojnë së bashku një “orë mësimi” sot në Gjimnazin 'Sami Frashëri' në Prishtinë. 

Zyra e BE-së në Kosovë/PSBE në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës si dhe drejtoritë komunale të arsimit, po organizojnë një sërë bisedash me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës.

Për një muaj me radhë, Ambasadorët e Shteteve Anëtare të BE-së do të mbajnë “orë mësimi” në shkolla të ndryshme në gjithë Kosovën. Projekti është mbajtur me sukses çdo vit që prej 2009-ës.

Është mundësi për nxënësit e shkollave të Kosovës që të takojnë diplomatë të BE-së dhe përfaqësues nga institucionet e BE-së, si dhe që të mësojnë për BE-në dhe mundësitë dhe sfidat e procesit të integrimit evropian.

Prezantimet nga Ambasadorët do të përfshijnë përvoja nga vendet e tyre përkatëse, për sa i përket procesit të integrimit evropian, derisa edhe shpjegojnë para nxënësve se çfarë do të thotë perspektiva evropiane për Kosovën.

Duke marrë parasysh që këtë vit, Ditët e Mësimit për BE-në qëllojnë në muajin e Fushatës së Zyrës së BE-së për Arsim Cilësor, Ambasadorët e BE-së do të përqendrohen posaçërisht tek rëndësia e shkollimit të mirë për zhvillimin personal, por edhe për zhvillimin socio-ekonomik të vendeve përkatëse, si dhe se çfarë do të thotë përparim i Kosovës në rrugën e saj evropiane.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)