28 Mars 2024

Diplomuan studentët e parë të studimeve master në UKZ

Gjilan, 12 maj - Në Universitetin ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, përmes platformës online, SMU me Meet Google, sot kanë diplomuar studentët e parë të studimeve master, respektivisht të programit E-QEVERISJA, që është program i përbashkët i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit  Juridik të UKZ-së.

Adrian Bajrami është studenti i parë që ka mbrojtur me sukses temën e diplomës, “Menaxhimi i shërbimeve elektronike – Rast studimi Komuna e Gjilanit”, në përbërje të komisionit: Prof. Ass. Dr.  Xhevat Sopi, kryetar, Prof. Asoc. Dr.  Artan Dermaku, anëtar dhe Prof. Ass. Dr. Naim Mustafa, mentor.

Në bazë të analizës së punimit, e më pas edhe mbrojtjes,  komisioni ka vlerësuar mjaftë të suksesshëm punimin e masterit të Adrianit.

Derisa vet Adriani ka shpreh mirënjohje të thellë për gjithë profesorët e Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ për të cilët ka thënë se i detyrohem shumë për fillimin dhe finalizimin me sukses të këtij udhëtimi të bukur.

Adriani veçanërisht e ka falënderuar mentorin e tij, Prof. Ass. Dr. Naim Mustafa dhe anëtarët e komisionit, Prof. Ass. Dr. Xhevat Sopi dhe Prof. Ass. Dr. Artan Dermaku, të cilët  siç ka thëne, kanë qenë të hapur gjithmonë për bashkëpunim.

Adrian Bajrami, studimet Bachelor i ka përfunduar në  Universitetin ‘’Kadri Zeka’’ në programin Menaxhment dhe Informatikë. Gjatë studimeve Bachelor ishte i angazhuar si përfaqësues i studentëve në Fakultetin Ekonomik për dy vite dhe gjatë studimeve Master ishte anëtarë i Senatit në Universitetin “Kadri Zeka” si përfaqësues i Parlamentit Studentor. 

Po sot temën e diplomës në studimet master në mënyrë virtuale e ka mbrojtur edhe studenti Fitim Redenica, në përbërje të komisionit:   Prof. Ass. Dr. Xhevat Sopi – Kryetar, Prof. Ass. Dr. Basri Ahmedi – Anëtar, Prof. Ass. Dr. Bislim Lekiqi, dhe Prof. Ass. Dr. Shefket Jakupi bashkë Mentor si dhe studenti  Uran Maliqi në përbërje te komisionit: Prof. Ass.  Dr. Shefket Jakupi – Kryetar, Prof. Asoc. Dr. Sadik Haxhiu – Anëtar, Prof. Ass. Dr. Bislim Lekiqi dhe Prof. Ass. Dr. Bajram Fejzullahu bashkë-Mentor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)