20 Prill 2024

Diplomon gjenerata e parë në shkenca kompjuterike

Gjilan, 7 korrik - Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan ka bërë sot  promovimin e gjeneratës së pare të të diplomuarve.

 

“Besa Mustafa do të mbetet gjithnjë në historinë e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Universitetin tonë,  pasi që është studentja e parë që mbrojti publikisht temën e diplomës”, tha dekani i këtij fakulteti Xhevdet Thaqi.

Ai uroi Besën dhe tre studentët e tjerë, Nitë Gashi, Elion Neziri dhe Jeton Selimi, që mbrojtën me sukses diplomën, duke u dëshiruar suksese në të ardhmen.

Dekani Thaqi tha se nëse duam të shohim që çdo i ri të ketë edukim të standardeve më të larta evropiane dhe botërore, vendi më i mirë për të fituar këto njohuri është Fakulteti i Shkencave Kopjuterike në Universitetin “Kadri Zeka”, i cili punon që të nxjerrë kuadro krahas kërkesës së kohës moderne.

Të diplomuarit në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan do të kenë aftësi që të përmbushin detyrat në sektorin e Shkencave Kompjuterike, në mënyrë të pavarur dhe do të jenë të gatshëm të  ballafaqohen me problemet aktuale dhe kërkesat për ndryshime të nevojshme gjithnjë në përshtatje të zhvillimit të teknologjisë modern dhe duke u bazuar në hulumtime shkencore dhe profesionale.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)