19 Prill 2024

Diplomon gjenerata e parë e studentëve të Fakultetit të Edukimit

Gjilan, 5 korrik – Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan kanë diplomuar gjenerata e parë e studentëve të Fakultetit të Edukimit.

Egzona Dërmaku pas përfundimit me sukses të studimeve të nivelit bachelor, është studentja e parë në Fakultetin e Edukimit programi parashkollor në Universitetit “Kadri Zeka”.


Ajo ka mbrojtur temën e diplomës “Mësimi i gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollat fillore të Komunës së Kamenicë”.

Në këtë rast ishte e pranishme edhe prorektorja Shpresë Qamili, e cila pasi përshëndeti të pranishmit, studentëve të diplomuar u ka dëshiruar suksese të mëtejshme  në karrierën e tyre profesionale.

Kurse dekani i Fakultetit të Edukimit Jonuz Dërvodeli, tha se diplomimi është një akt që gjithmonë mbetet në kujtesën e secilit. “Andaj në këtë ditë urojmë që kjo diplomë të shërbej në realizimin e ëndrrës së tyre,  që në një ditë sa më të afërt, ata të jenë edukatorë të gjeneratës më të re, fëmijëve”, tha Dërvodeli.

Gjatë mbrojtjes së temave të diplomës nga 24 studentët e Fakultetit të Edukimit, prej tyre 19 nga programi Fillor dhe 5 nga programi Parashkollor, kanë marrë pjesë profesor dhe asistentë të Universitetit si dhe familjarë të studentëve tashmë të diplomuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)