16 Dhjetor 2019

Diplomon gjenerata e 41-të e kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Prishtinë, 30 korrik - Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) organizon ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 41-të, të kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë, Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Nehat Thaqi,  Drejtori i AKPS-së, Ismail Smakiqi si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 dhjetor 2019

- Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë dhe Komiteti Lokal për Siguri Publike nga komuna e Vushtrrisë organizon takimin e nëntëmbëdhjetë të Këshillit Ekzekutiv të Komiteteve Lokale për Siguri Publike. (Hotel Emerald, ora 10:00) 
 
- Komuna e Deçanit dhe Ministria e Arsimit vendosin gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri të Shkollës Fillore të Mesme dhe të Ulët 'Lidhja e Prizerenit'. (Deçan, ora 12:00) 

 

- Mbahet ceremonia e dorëzimit të pajisjeve mjekësore për Klinikën e Neonatologjisë dhe Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës, pajisje keto të financuara nga partneri jonë Raiffeisen Bank në Kosovë.  (Spitali i Mitrovicës, Klinika e Neonatologjisë, ora 14:00)