25 Prill 2024

Dema shpërblen studentët e konferencës ndërkombëtare të UP-së

Prishtinë, 6 shtator - Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema priti në takim studentët organizatorë të edicionit të dytë të konferencës “University of Prishtina International Student Conference - UPISC”.

Në këtë takim, i cili u zhvillua në ambientet e Rektoratit, presidenti i UPISC-it, Besnik Avdiaj e informoi Rektorin Dema dhe bashkëpunëtorët e këtij të fundit me rrjedhën e konferencës, njëherësh i dorëzoi atij edhe raportin e me shkrim të këtij edicioni. Ndërkaq, Dema, studentët organizatorë i shpërbleu me mirënjohje.

Rektori Dema i falënderoi studentët për punën e bërë, duke ia bërë me dije që Menaxhment i UP-së, i prirë nga Dema, do të jetë çdo herë përkrahës i aktiviteteve të tilla, si dhe i UPISC-it në veçanti.

“Aktivitetet e tilla të suksesshme të studentëve na bëjnë krenarë dhe janë pasqyra e vërtetë e studentëve të Universitetit të Prishtinës. Gjithmonë llogaritni në mbështetjen tonë, të çfarëdoshme, mos u ndalni, sepse vetëm kështu do arrijmë t’i japim imazhin e duhur UP-së”, u tha Dema studentëve.

Punën e komitetit organizativ të UPISC-it e vlerësoi lartë edhe prorektorja per marrëdhënie ndërkombëtare, prof. dr. Teuta Pustina, e cila tha që ndjehet shumë krenare që nga UP-ja po dalin studentë të tillë të suksesshëm.

Në anën tjetër, Presidenti i UPISC-it, Besnik Avdiaj, tash student i diplomuar në Fakultetin Ekonomik të UP-së, falënderoi Rektorin për mbështetjen e dhënë në organizimin e konferencës, si dhe specifikisht për kohën e ndarë për realizimin e kësaj ceremonie simbolike të shpërblimit me mirënjohje. Falënderime për menaxhmentin e UP-së pati edhe studenti organizator, Besim Kadiri, i cili tha që ky ekip edhe më tutje do të punojë në realizimin e këtij aktiviteti akademik, që në të ardhmen UPISC-i të shndërrohet në traditë për UP-në.

Edicioni i parë i UPISC u zhvillua në maj të vitit 2016. Ndërkaq, edicioni i dytë i kësaj konference të studentëve të UP-së, i cili u zhvillua në periudhën 2-7 maj 2017, pati 80 pjesëmarrës nga 35 vende të botës, përfshirë këtu studentë nga vende të largëta e nga ato të cilat ende s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Studentët e shpërblyer me mirënjohje janë:
1.    Besnik Avdiaj
2.    Vegim Hoti
3.    Edmon Ademi
4.    Besim Kadiri
5.    Fjolla Besimi
6.    Ardita Uka
7.    Gentiana Dervishaj
8.    Rita Gjana
9.    Gentiana Mehmeti
10.  Jehona Gjergji
11.  Kaltrina Kodraliu

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)