20 Gusht 2019

Çertifikohen tranues të Qendrës për Ekselencë në Mësimdhënie të UP-së

Prishtinë, 18 mars - Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të misionit të USAID-it Paul Vaca, i shoqëruar nga Rektori i Universitetit të Prishtinës Marjan Dema dhe Ministri i Arsimit Shyqyri Bytyqi, do të flasë në ceremoninë e çertifikimit të Trajnuesve të Ri nga Qendra për Ekselencë në Mësimdhënie e Universitetit të Prishtinës.   

Transformimi i mësimdhënies zë vend qëndror në Programin e Lidershipit Transformues – Bursat dhe Partneritetet të USAID-it. 

Ky program, i cili realizohet në partneritet me Qendrën për Ekselencë në Mësimdhënie, ka transformuar mënyrën e mësimdhënies dhe klasët ku ajo zhvillohet gjthandej universitetit më të madh publik dhe hulumtues në Kosovë.

Komponenti i Bursave dhe Partneriteteve, i Programit të Lidershipit Transformues të USAID-it, synon të zhvillojë kapacitetin e qytetarëve të Kosovës për të bërë ndryshime transformuese në Kosovë, përmes mundësive për arsimim të avancuar, zhvillimit të lidershipit dhe ndihmës teknike. 

Kjo arrihet përmes bursave universitare, partneriteteve si dhe shkëmbimit të studentëve dhe kuadrit mësimdhënës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 gusht 2019 - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala do ta takojë ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi. (Holli i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 9:30)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën për gjendjen e prodhimit në Kosovë ku do të diskutohen rekomandimet ndaj Qeverisë së re rreth zhvillimit të mëtutjeshëm të sektorit të prodhimit, me panelistë përfaqësues të bizneseve prodhuese në vend. (Hotel Sirius, ora 9:55)

- Në Gjilan fillon implementimi i programit “Shkollat e Shekullit 21”, i cili mbështetet nga Qeveria e Britanisë, i dizajnuar nga British Council. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)

- Instituti Demokratik I Kosovës / Transparency International Kosova organizon konferencën për media gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit pilot mbi transparencën e kryeqyteteve evropiane, ku mes 27 kryeqyteteve evropiane është vlerësuar edhe Prishtina. (Salla e konferencave të KDI, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të pret në takim anëtarin e Parlamentit Britanik, John Grogan ku pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për media. (Shtëpia e Bardhë, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se festivalit të edicionit të 9-të të Festivalit të Arteve dhe Kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnokompleksi i fshatit Kukaj, ora 18:00)

- Komuna e Prizrenit në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2020 do të organizojë dëgjime publike me me banorët e rajonit të Zhurit, Vërrinit dhe Vërmicës me qëllim të angazhimit të tyre në procesin e hartimit të buxhetit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve. (Shkolla fillore në Zhur, ora 19:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino Armata dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit "Kino nshehër". (Kino Armata te Sheshi, ora 20:00)