21 Shtator 2018

Caritasi zviceran shton prezencën në Kosovë me projekte të reja

Prishtinë, 27 qershor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti sot në takim përfaqësues të Caritas-it zviceran, të prirë nga Fred Lauener, përgjegjës i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Evropë dhe Azi dhe Sandra Ege, përgjegjëse për Kosovën, me të cilët bisedoi për projektin e përbashkët “SHPRESE - Vendosja e standardeve  parashkollore të cilësisë së lartë, duke përforcuar arsimin, shkencën dhe ekonominë”.

Ministri Bytyqi falënderoi Caritas-in zviceran për kontributin e madh që kanë dhënë në pjesën më të rëndësishme të zhvillimit të fëmijëve, pra në nivelin parashkollor, si në aspektin e edukimit, por edhe atë të përmirësimit të infrastrukturës.

Ministri theksoi gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe më tutje dhe theksoi se jo vetëm Instituti Pedagogjik (me të cilin do të realizohet ky projekt), por përkrahja nuk do të mungojnë me të gjitha kapacitetet që ka MAShT, sepse bëhet fjalë për një moshë shumë të rëndësishme të zhvillimit të fëmijëve tanë.

Pasi që përmendi faktin se Kosova ka një pjesëmarrje shumë të ulët të fëmijëve 0-5 vjet dhe po synohet të rritet kjo pjesëmarrje, ministri Bytyqi tha se shpreson që të mund të bisedohet në të ardhmen edhe për projekte të reja në këtë drejtim.

Fred Lauener, përgjegjës i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Evropë falënderoi ministrin Bytyqi për bashkëpunim dhe theksoi se Caritasi zviceran ka marrë vendim që të shtojë prezencën në Kosovë me projekte të reja falë bashkëpunimit të mirë që ka ofruar MAShT në vazhdimësi.

Nga projekti “SHPRESE - Vendosja e standardeve  parashkollore të cilësisë së lartë, duke përforcuar arsimin, shkencën dhe ekonominë”, ndër të tjera, parashihet që të paktën 6.500 fëmijë të moshës 5-6 vjeçare të përfitojnë nga qasja e përmirësuar në arsimin parafillor përmes klasave të pajisura me materiale mësimore dhe mësimdhënies cilësore.

 

Kalendari

Ngajrjet e datës 21 shtator 2018  - Kolegji “Tempulli” i mbeshtetur nga Oda Ekonomike Gjermane dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit organizojnë tryezë diskutimi për të shënuar Ditën Evropiane pa Viktima në Rrugë. (Ndërtesa e OEGJK, në Zonën Industriale në Fushë Kosovë, ora 9:00)

- Let’s Do It Kosova organizon aksioni i radhës në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”. (Pranë stadiumit “Fadil Vokrri”, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në aksionin e pastrimit në kuadër të Task Forcës “Ta pastrojmë Kosovën”. (Deponia pranë Stadium “Fadil Vokrri”, ora 9:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon provimin pranues për studentë të rinj. (Universiteti i Gjilanit, ora 9:00)

-  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën e titulluar “Disponueshmëria e Fuqisë Punëtore në Kosovë”. (Salla e Konferencave Orion, ora 10:00)

- Projekti rajonal "Rrjeti i Veprimit për Ndërtimin e Ripërtritjes Urbane në Evropën Juglindore" organizon një ceremoni nënshkrimi të Marrëveshjes Ndër - Komunale për themelimin e rrjetit "Ripërtëritja nga Fatkeqësitë për komunat e Istogut, Klinës, Malishevës dhe Pejës”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli bënë homazhe me rastin e rivarrimit të dëshmorit Ahmet Krasniqi. (Holli i Kuvendit, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe pranë arkivolit të Dëshmorëve të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Ushtrues i Detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi  do të vizitojë Komunën e Prizrenit, ku së bashku me kryetarin e kësaj komune, Mytaher Haskuka do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e deponisë së mbeturinave inerte. (Ndërtesa e komunës se Prizrenit, ora 10:15)  

-  Promovohet raporti 'Stafi Akademik i UP-së - studimet, angazhimet tjera, plagjiaturat, vlerësimet e profesorëve dhe përpjesa staf-studentë e studentë-hapësirë', mes tjerash, do të publikohen rastet e 16 profesorëve të Universitetit të Prishtinës që ndër vite kanë kryer plagjiaturë. (Qendra Informative Kulturore e BE-së, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në manifestimin për 20 vjetorin e rënies së Dr. Lec Gradica. (Fshati Gradicë në Drenas, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për Dëshmorët e Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Teatri Kombëtar, ora 12:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Varrezat e Dëshmorëve, ora 14:00)

- Academic English Center KS  organizon ngjarjen e promovimit të librit të parë me thënje në gjuhën angleze, botim i parë i këtij lloji me autor kosovar i lindur në Libi. (Ambientin e qendrës Academic English Center KS, afër sheshit “Zahir Pajaziti” , mbrapa bankës TEB, ora 19:00)