17 Nëntor 2019

Caktohen datat e mbajtjes së provimit të Maturës Shtetërore 2019

Prishtinë, 21 maj - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim për caktimin e datave të mbajtjes së provimit të Maturës Shtetërore 2019, në afatin e qershorit.

Sipas këtij vendimi, maturantët do ti nënshtrohen pjesës së parë të provimit të maturës nga data 12.06.2019 deri më 15.06.2019, ndërsa pjesa e dytë e provimit do të mbahet nga data 19.06.2019 deri më 22.06.2019.

Provimi i Maturës Shtetërore do të mbahet  në katër lëndë, tri lëndë obligative dhe një lëndë me zgjedhje. Tërheqja publike e shortit për renditjen e mbajtjes së testit nëpër regjione bëhet më 6 qershor 2019.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 nëntor 2019

- Zbulohet pllaka përkujtimore e selisë së Shtabit Qendror të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Objekti përballë Sllovenia Sportit në Prishtinë, ora 13:00) 
 
- Zbulohet pllaka përkujtimore e selisë tjetër të Shtabit Qendror të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Lagja Bregu i Diellit rruga Mehmet Gradica, hyrja nr.14 në Prishtinë, ora 14:00)

- Zhvillohet ndeshja Kosovë - Angli. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ora 18:00)