25 Prill 2024

Buja takon mësues dhe studentë shqiptarë në Suedi e Danimarkë

Stokholm, 18 nëntor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka qëndruar në Suedi dhe Danimarkë për një vizitë zyrtare dy-ditore.

Gjatë kësaj vizite, ministri Buja vizitoi shkollën shqipe në Suedi, ku u takua me mësuesit e mësimit plotësues dhe me studentë shqiptarë që studiojnë në këtë shtet.

Ministri Buja tha se përkrah fuqishëm idenë për institucionalizimin e mësimit plotësues në diasporë, ndërkaq përmendi shumë të arritura në drejtim të përmirësimit të gjendjes së mësimit shqip në diasporë, duke ofruar një pasqyrë statistikore për mësimin plotësues në diasporë sipas të dhënave që ka MAShT.

“Janë bërë përpjekje që shkolla shqipe e mësimit plotësues në diasporë të institucionalizohet\", tha ministri Buja, i cili ka përmendur se Ministria e Arsimit tashmë ka nxjerrë Udhëzimin Administrativ për shkollat e mësimit plotësues në gjuhën amëtare në diasporë nr.10.2011, ndërkaq sugjeroi që mësimi plotësues që organizohet në diasporë të jetë në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës të shtetit ku mbahet mësimi.

Ministri Buja dhe ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, dje janë takuar me kryetaren e komunës së Halmstadit në Suedi, nga e cila janë njoftuar me karakteristika që ka ky qytet dhe integrimin e komunitetit shqiptar.

Po ashtu, ministrat Buja e Makolli janë pritur edhe nga Shoqata e shqiptarëve në Suedi “Iliria”, ndërkaq kanë marrë pjesë në manifestimin e 100 -vjetorit të shteti shqiptar që u mbajt në Halmstad.

Në fjalën përshëndetëse, ministri Buja theksoi peshën e madhe që ka diaspora dhe kontributin e saj në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova, ndërsa tha se këtë duam t\'ua shpërblejmë duke u përkujdesur për pasardhësit tanë, që ta ruajnë gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare.

Me këtë rast, ministri Buja ndau mirënjohje për mësuesit shqiptarë në diasporë, ndërkaq veteranët me qëndrim në Suedi i dhuruan ministrit një shtatore të komandantit legjendar Adem Jashari!

Ndërkohë, sot ministri Buja ka qëndruar në Danimarkë , ku është takuar me Unionin e Studentëve shqiptarë në Danimarkë, me ç’rast është njoftuar për aktivitetet e studentëve shqiptarë.  Ministri Buja njoftoi studentët për aktivitetet e MAShT dhe hapat e rëndësishëm për reformimin e arsimit në Kosovë, ndërkaq përgëzoi ata për kontributin e tyre që po dhënë për ta ndihmuar vendin e tyre. 

Në takim morën pjesë edhe ministri Makolli dhe ambasadori i Shqipërisë në Danimarkë, Arben Cici. 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)