19 Prill 2024

Buja: Ka lëvizje pozitive në përfshirjen e femrave në arsim

Prishtinë, 7 dhjetor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Terknologjisë, Ramë Buja, mori pjesë në promovimin publik të Projektit "Përfshirja e Vetëdijesimit Gjinor në Kulturën e Popullarizuar".

Me këtë rast, ministri Buja ka uruar që kjo fushatë të ketë sukses, ndërkaq prezantoi të dhënat për  kontributin e MAShT- it në këtë aspekt.

“Mekanizmat institucionalë së bashku me shoqërinë civile po punojnë në rritjen e vetëdijes së shoqërisë për barazinë gjinore dhe aspektet që bien ndesh me mundësitë e barabarta dhe trajtimin e  barabartë, bazuar në të drejtat e njeriut“, tha ministri.

Ai theksoi se barazia gjinore tani është pjesë e të gjitha politikave dhe strategjive të MAShT-it dhe që nga viti 2005 është e themeluar edhe Njësia për të Drejtat e Njeriut.

"MAShT ka integruar barazinë gjinore në planprograme dhe tekste shkollore në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, si dhe ka trajnuar mësimdhënësit në projekte kundër braktisjes së shkollimit, projekte kundër dhunës në shkolla", theksoi ministri Buja.

Ministri Buja theksoi se rritja e perspektivës gjinore, ndjeshmërisë ndaj barazisë në arsimin parauniversitar, domosdo shton premisat për avancimin e barazisë gjinore në arsimin e lartë dhe tani kemi indikacione mbi ndryshimet pozitive në UP, bazuar në informacionet që i marrim nga UP.

Ministri i Arsimit përmendi edhe shumë aktivitete tjera ku është e angazhuar MAShT-i, ndërsa tha se aktualisht kjo ministri po punon në finalizimin e Protokollit kundër dhunës në shkolla, ku gjithsesi adresohet edhe dhuna në baza gjinore dhe ajo në familje.

"Ky protokoll rrit premisat për përmirësimin e situatës në arsim, duke mobilizuar të gjithë përgjegjësit relevantë  në veprime konkrete,  në të mirë të trajtimit të problemit të dhunës në shkolla", ka thënë ministri.

"Falë përpjekjeve tona si MAShT për promovimin dhe avancimin e barazisë gjinore (gjë që reflektohen në politikat arsimore), kemi lëvizje pozitive në përfshirjen e femrave në arsim të lartë, në rënien e numrit të nxënësve që e braktisin shkollimin dhe në përmirësimin e përfshirjes së femrave në vendimmarrje“, theksoi ministri Buja.

Rreth rëndësisë së vetëdijësimit gjinor folën edhe Gaby Hagmulles nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Luljeta Vuniqi nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore.

Në këtë promovim publik u  prezantuan edhe  rezultatet rezultatet e dalura nga hulumtimi “Përhapja e dhunës në lidhjet adoleshente”, me moton  "Bonu cool - mos bjer shpullë".

Ndryshe, ky projekt financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ndërsa do të imlementohet nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)