29 Maj 2020

Britania ka mundësi të japë kontribut për zhvillimin e arsimit në Kosovë

Prishtinë, 8 janar - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, me të cilin ka biseduar për gjendjen e arsimit në Kosovë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve në të gjitha nivelet e arsimit.

Ministri Bytyqi ka falënderuar ambasadorin Abbott për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë Britania e Madhe për Kosovën, veçanërisht në fushën e arsimit, ku me projekte të mëdha i ka dhënë ndihmë të madhe sistemit arsimor.

Ndërsa, ambasadori Abbott theksoi se për Britaninë e Madhe arsimi është prioritet, pra edhe bashkëpunimi në këtë sektor është shumë i rëndësishëm, sidomos kur merret parasysh fakti se Britania e Madhe ka sistem të zhvilluar të arsimit dhe ka mundësi të japë kontribut për zhvillimin e arsimit në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Maj 2020

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit. (Salla e shtëpisë së kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrëtohet  raporti vjetor i përformancës se Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020, në të cilën do të bëhët shqyrtimi i propozim vendimit për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019.  (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Objekti i KGjK-së, ora 14:00)