06 Prill 2020

Bisedojnë për re integrimin e fëmijëve të riatdhesuar në sistemin arsimor

Prishtinë,13 mars - Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim drejtuesen e misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Migrim (IOM), Anna Rostocka.

Ministrja Bajrami e falenderoi drejtuesen e IOM-it për punën e madhe që ka bërë kjo organizatë në vendin tonë, ndërsa e informoi atë për gjendjen në arsim, si dhe për planet për ta përmirësuar sistemin arsimor, tani kur arsimi është prioritet i Qeverisë së Kosovës.

Në anën tjetër, drejtuesja e IOM-it për Kosovë, Anna Rostocka e informoi ministren Bajrami për punën që ka bërë kjo organizatë në zhvillimin e programeve në fushën e arsimit dhe mbështetjen që ua ka ofruar institucioneve arsimore.

Në këtë takim u bisedua edhe për mundësitë e bashkëpunimit në vazhdim, duke përfshirë edhe reintegrimin e fëmijëve të riatdhesuar në sistemin arsimor, por edhe zgjerimin me programe të reja.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Prill 2020

- Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) mban seancën e dytë me radhë. (Zyrat e ZRrE-së, ora 10:00)

- Përfaqësues të AAK-së mbajnë konferencë për medie rreth situatës emergjente në ekonomi si pasojë e pandemisë së Coronavirusit. (Selia e AAK-së, ora 13:00)