13 Prill 2021

Biblioteka e Gjilanit “Fan S. Noli” shpall katër lexuesit e dalluar për vitin 2020

Gjilan, 16 shkurt – Në vigjilje të shpallje të 13-vjetorit të pavarësisë, Biblioteka e Gjilanit “Fan S. Noli”, ka shpallur lexuesit e dalluar për vitin 2020, dy studentë dhe dy nxënës.

Mifeta Buhiqi, nxënëse (sektori për fëmijë), Embarë Hasani nxënëse (biblioteka e fshatit Pogragjë), Flaviana Halili, student (sektori për të rritur) dhe Taulant Osmani, sudent (sektori shkencor), janë shpërblyer me mirënjohje, si lexuesit më të dalluar të vitit që e lamë pas.

Drejtoresha e Kulturës, Deniza Limani, pasi i uroi lexuesit e vitit, tha se viti 2020 kishte rënie drastike të lexuesve për shkak të situatës së pandemisë.

“I përgëzoj lexuesit për mirënjohjet e merituara. I falënderoj stafin e Bibliotekës që duke iu përshtatur kushteve të pandemisë, kanë bërë që hapësirat këtu të jenë të rregulluara sipas kërkesave të Komitetit emergjent”, tha Limani.

Drejtori i Bibliotekës “Fan S. Noli”, Qazim Azizi, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2020 janë rexhistruar 3009 anëtarë ose 1051 anëtarë më pak krahasuar me vitin 2019.

Ai theksoi se gjatë vitit 2020 janë huazuar afro 10 mijë libra, që është shifër dukshëm më e vogël krahasuar me vitin 2019 me mbi 36 mijë libra të huazuara.

Azizi tha se si pasojë e pandemisë, Biblioteka “Fan S. Noli” në Gjilan ka humbur 500 anëtarë lexues të përhershëm në vitin 2020. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Prill 2021

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Basri Maksuti për vepren penale 'Falsifikimi i rezultateve të votimit'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Rolling Film Festivali i cili organizohet nga OJQ Roma Versitas Kosovo dhe Romawood mban konferencën për media. (Kino Armata, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Shëndetësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Fondi i Sfidave të Kosovës organizon eventin online për shpalljen e thirrjes së parë për shprehje interesi, në mbështetje të projekteve të trajnimit bashkëpunues. (Platforma Zoom, ora 11:00)

- Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ambasada e Republikës së Francës në Republikën e Kosovës, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Infrastrukturë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Partia Liberale Egjiptiane do të dorëzojë ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me te drejtën e tyre të mohuar nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme në lidhje orkestrimin e votave nga ana e “Romani Iniciativa” në vendbanime me shumicë të komunitetit Serb në zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit. (Gjykata Kushtetuese, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media lidhur me një studim hulumtues për qytetarët kosovar që vizituan Shqipërin dhe Malin e Zi, si pasojë e kufizimit dhe mbylljes në Kosovë e që këto patën pasoja ekonomike dhe financiare për vendin tonë. (Zyret e AKB-së, ora 13:30)