25 Prill 2024

Besart Konushevci triumfon me platformën Akademia

Prishtinë, 31 korrik – Forumi për Iniciativa Qytetare informon për fitorën e ideatorit kosovar Besart Konushevci në garën rajonale për “Biznese të gjelbërta dhe Inovative” që u organizua në Kolasin, Mal të Zi prej 26-29 korrik prej Balkan Green Foundation me mbështetjen e Rockefeller Brothers Fund.

Platforma “Akademia”, e konceptuar dhe zhvilluar prej Besart Konushevcit parasheh ndërtimin e një start up-i Teknologjik për Kosovë dhe vendet shqipfolëse të rajonit, që do të ndalojë plagjiaturën në sistemin akademik të Kosovës duke mbështetur hulumtimet shkencore dhe duke zvogëluar mbeturinat nga përdorimi i letrës.

Ky do të jetë aplikacioni i parë i këtij lloji në Ballkan që do të shërbejë si mjet për identifikim të plagjiaturës.

Platforma “Akademia” është përzgjedhur ndërmjet 18 ideve rajonale si një ndër projekt-propozimet më të mira, që sjell ndryshime konceptuale të sistemit akademik të Kosovës. Platforma do të mbështetet financiarisht prej me 10.000 dollarë prej Rockefeller Brothers Fund dhe 2,500 euro prej FIQ.

Platforma “Akademi” u përzgjoll prej FIQ si njëra nga tre idetë më të mira në garën nacionale të organizuar prej FIQ “Ide Biznesi - Të Gjelbërta dhe Inovative 2017”. Dy ide të tjera garuese në këtë garë ishin edhe “DYVO” e zhvilluar nga Nikki Murseli, dhe “Rrënjët tona” e ideuar prej Fisnik Kuqi. 

“DYVO” është një ndërrmarje sociale, që ka për qëllim dizajnimin e aksesorëve të përditshëm, nga ato trupore e deri tek ato shtëpiake, përmes ripërdorimit të mbetjeve të pleksiglasit, ndërsa “Rrënjët tona” është një ndërmarrje sociale, që ka për synim kultivimin e këpurdhave Oyster përmes reciklimit të kafesë.


FIQ e zhvillon garën “Plane biznesi – të gjelbërta dhe innovative” prej vitit 2012, me qëllim nxitjen e ndërrmarrësisë sociale, ekonomisë së gjelbërt dhe punësimit lokal. Programi “Biznes plane – të gjelbërta dhe innovative” mbështetet prej Rockefeller Brothers Fund.

FIQ është një fondacion që promovon filantropinë për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë, rajon dhe më gjerë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)